Skandali i Cambridge Analytica, Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Skandali i Cambridge Analytica, Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje. Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme.

“Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë