Skandali i Facebook, britanikët gati 39 pyetje për Zuckerberg, dëshmia më 24 maj

Parlamentarët britanikë kanë bërë me dije se janë të gatshëm të lëshojnë një thirrje zyrtare për shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për t'u paraqitur para tyre dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve mbi skandalin e të dhënave të “Chambrige Analitica”, që ka përfshirë gjigantin e teknologjisë.

Rrjeti social për disa muaj po përballet me pyetje nga të dy anët e Atlantikut mbi mënyrën se si miliona të dhëna të përdoruesve kanë rënë në duart e konsulencës politike “Cambridge Analytica”, në mënyrë të paligjshme.

Zuckerberg më parë nuk ka pranuar që të përballej personalisht me ligjvënësit britanikë, duke dërguar në vend të tij Zyrtarin Kryesor të Teknologjisë të Facebook, Mike Schroepfer, muajin e kaluar.

Por kreu i Komitetit të Parlamentit për çështjet  Dixhitale, Kulturore, Median dhe Sportin Damian Collins deklaroi këtë të martë se ende donte që Zuckerberg të paraqitej para ligjvënësve, deri më 24 maj dhe t'u jepte përgjigje 39 pyetjeve apo pikave që mbetën pa përgjigje.

"Ne shpresojmë që ai do të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesës sonë, por nëse jo, Komiteti do të vendosë të lëshojë një thirrje zyrtare për të që ai të paraqitet para ligjvënësve në momentin që do të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar", u shpreh ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!