Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”- shkruan Balla.

B.V/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?