Skandali i korrupsionit,FIFA: Blatter
s’ka lidhje, garon për mandatin e 5

Skandali i korrupsionit,FIFA: Blatter<br />s’ka lidhje, garon për mandatin e 5
Në FIFA dy ditë nga zgjedhjet presidenciale ka shpërthyer një skandal i madh korrupsioni ku në Zyrih janë arrestuar 7 drejtues të lartë, te cilët akuzohen për pastrim të parave, korrupsion, mashtrim gjatë 20 viteve të fundit dhe vendosje të zhvillimit të Botërorëve si në rastin e Katarit. Disa nga personat e arrestuar janë Jeffrey Ëebb zëvendëspresident i Komitetit Ekzekutiv dhe Presidenti aktual i CONCACAF; Eugenio Figueredo nga Uruguai, gjithashtu zëvendëspresident e deri në vitin 2014 President i CONMEBOL; Jack Ëarner i Trinidad Tobagos, ish-pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe President i CONCACAF nga viti 1990 deri në vitin 2011. 7 persona janë arrestuar për llogari të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së. Akuzat ndaj drejtuesve të lartë kanë të bëjnë me garat për të fituar të drejtën e organizimit të Kupave të Botës të viteve 2018 dhe 2022. Presidenti Sepp Blatter është nën hetim por jo i akuzuar drejtpërdrejtë.

“Ky, vetëm fillimi”
Pas arrestimeve kanë komunikuar me mediat duke sqaruar më saktësisht shef i FBI, James Comey, shefi i seksionit kriminal Richard Ëeber dhe prokurorja e përgjithshme e SHBA, Loretta Lynch. Departamenti amerikan i shtetet akuzon ish Zv/Presidentin e FIFA-s, Jack Ëarner se i ka kërkuar 10 milionë Dollarë bakshish qeverisë së Afrikës së Jugut, e cila organizoi Kupën e Botës 2010.

 “Flasim për njerëz që kanë marrë miliona Dollarë për të organizuar turne në të gjithë botën. Duam që futbolli të mbetet i lirë, por e kanë korruptuar për t’u pasuruar. Janë zbuluar shitjet e të drejtave të turneve te disa firma marketingu që më pas ua rishisnin disa transmetuesve televizivë. Blatter tani për tani nuk është nën akuzë, por ky është vetëm fillimi” deklaroi Loretta Lynch.

FIFA: Jemi të pastër
Pas tronditjes nga arrestimet, institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA përmes një deklarate për shtyp ka vrapuar për të mohuar përfshirjen e Presidentit, Blatter, i cili është edhe në prag të zgjedhjeve për mandatin e pestë.

Zëdhënësi Valter De Gregorio deklaroi për mediat se do të bashkëpunojmë me autoritetet amerikane për të pastruar imazhin e FIFA-s. “Blatter do të vihet në dispozicion të hetimeve për të hedhur sa më shumë dritë, pasi nuk është i përfshirë në këtë çështje, prandaj nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen. Blatter është i qetë dhe po vazhdon punën për organizimin e Kongresit. Ne jemi të interesuar që të pastrohet imazhi i institucionit nga të gjitha këto akuza” tha ai.

Blatter: Kohë të vështira
Sepp Blatter pranon skandalin e korrupsionit, por deklaron se do të vazhdojë garën për mandatin e pestë radhazi. “I mirëpresim hetimet e autoriteteve amerikane dhe zvicerane, të cilat na ndihmojnë në rrugën që kemi nisur për pastrimin e futbollit. Këto janë kohë të vështirë për futbollin”deklaroi ai.

Kongresi të shtyhet
Nesër do të zhvillohet në Zvicër Kongresi që do të përcaktojë edhe triumfuesin mes Blatterit dhe Princit Ali të Jordanisë për të qeverisur FIFA-n në 4 vitet e ardhshme. Skandali duket se nuk do të ndalë Blatterin në garë për mandatin e pestë.

Nuk kishte si të mungonte edhe një deklaratë nga Princi Ali pas hetimeve. “Nuk mund ta pranojmë këtë krizë që ka përfshirë FIFA-n, e cila ka nisur prej kohësh”.

Si për ironi të faktit arrestimet erdhën një ditë pas akuzave ta radhës nga Maradona, i cili pas zbulimit të skandalit u shpreh se “Më trajtuan sikur isha çmendur, por FBI zbuloi të vërtetën”. Ndërsa presidenti i UEFA-s, Platini ka kërkuar që të shtyhet zhvillimi i Kongresit për zgjedhjen e Presidentit të FIFA-s pas skandalit.


Në foto: Të arrestuarit
fifa

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?