ANKARA - Qeveria turke ka shkarkuar brenda natës 350 policë në Ankara, duke përfshirë edhe drejtuesit e departamenteve të mëdha.
Shkarkimet erdhën pas hetimeve për skandalin e korrupsionit ku përfshiheshin biznesmenë të fuqishëm vendas si dhe fëmijët e 3 ministrave të qeverisë Turke.
Policët u shkarkuan me dekret të qeverisë të publikuar në mesnatë të ditës së hënë (6 janar 2014).
Mes të shkarkuarve janë dhe drejtues të departamenteve të mëdha , si ato të luftës kundër kontrabandës, luftës kundër krimeve kibernetike dhe krimit të organizuar.
Menjëherë pas shkarkimit të 350 oficerëve, 250 prej tyre janë zëvendësuar me oficerë të tjerë që nuk jetonin në Ankara.
Ky veprim vjen pasi ka nisur një hetim për korrupsion të nivelit të lartë që shihet si kërcënim për qeverisjen 11-vjeçare të kryeministrit të Turqisë, Erdogan.
Qindra policë janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen që prej hetimeve të nisura në dhjetor 2013 për skandalin e korrupsionit, ku përfshiheshin biznesmenë të fuqishëm vendas si dhe fëmijët e 3 ministrave të qeverisë Turke.
Shumë besojnë se arrestimet dhe shkarkimet kanë lidhje me përplasjet brenda partisë në pushtet, AK. Përplasjet janë mes mbështetësve të kryeministrit Erdogan dhe mbështetësve të Fethullah Gulen, nga Lëvizja Hizmet, ish aleat i tij, i cili tani jeton në SHBA por që ka influencë në Turqi.
Mbështetësit e Gylen mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë, duke përfshirë policinë dhe gjyqësorin.
Nga ana e tij Kryeministri Erdogan akuzoi policinë dhe gjyqësorin për “komplot të pistë” dhe deklaron se nuk do të lejojë një "komplot politik"
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com