Çifti akuzohet tashmë edhe për fshehje provash dhe prishje të procesit të hetimit. Prova është një cantë e cila mbante brenda një laptop, iphone dhe disa shkresa të cilat u gjetën në një kosh plehrash brenda një makine shumë pranë parkut të shtëpisë së tyre lluksoze që siç raportojnë mediat britanike kap shifrën e 1.5 milion pound.
Znj dhe z. Brooks akuzohen për fshehje provash të ndihmuar edhe nga 5 persona të tjerë. Por nëse gjithë të tjerët kanë një akuzë për të cilën do të japin llogari para drejtësisë mbi ish drejtuesen ekzekutive të News of thë World që u mbyll një vit më parë pas skandalit të përgjimit të telefonave, rëndojnë tre akuza.
Çifti Brooks është njoftuar të martën në mëngjes për këtë akuzë dhe sipas burimeve thuhet se e kanë gjykuar si një vendim të dëshpëruar dhë të padrejtë.
(m.k/shqiptarja.com)