Skandali i lobimit rus, dëshmon financieri i PD: Firmosa 125 mijë $, por ...!

Skandali i lobimit rus, dëshmon financieri i PD: Firmosa 125 mijë $, por ...!

Selia e PD

Financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi, mohon para Prokurorisë njohjen me kompanitë lobuese ‘Biniatta Trade’. Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se Dervishi është thirrur në vazhdën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit që ka nisur Prokuroria lidhur me skandalin e lobimit rus për PD.

Dervishi ka qëndruar për rreth 30 minuta në zyrën e prokurorit Gjergji Tako, e sipas deklarimeve ai ka pranuar se ka firmosur lëvrimin e 125 mijë dollarëve për lobin, para të cilat janë deklaruar dhe në pasqyrat e depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më parë, për këtë hetim ka dëshmuar dhe sekretari i PD-s, Arben Ristani, i cili po ashtu ka mohuar të ketë dijeni për pagesën prej 625 mijë dollarë e sipas tij partia opozitare s’kishte shkelur asnjë ligj, pasi çdo shpenzim gjatë fushatës e kishte deklaruar në KQZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë