Skandali i mini-komunave, një
ushtri me 6 mijë politikanë

Skandali i mini-komunave, një<br />ushtri me 6 mijë politikanë
TIRANE- Qeveria ka paraqitur dje pikat kryesore të reformës administrative lidhur me pushtetin vendor, që parashikon shkurtime të shpenzimeve për një numër njësish që nuk janë funksionale
 
Në vend ka komuna me 300 banorë, që, mëgjithatë, kanë luksin të paguajnë nga 15 këshilltarë dhe zyrtarë. Është e papranueshme në kushtet e Shqipërisë, me mundësitë që ka, që administrata e komunave t’ju kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit. Ndërkohë, ato gjithnjë e më pak po zgjidhin hallet e banorëve, kurse kontrollojnë lejet e ndërtimit, duke u shquar për një abuzim masiv. Për të ndryshuar situatën, qeveria Rama ka nisur dje punën për një ndarje të re territoriale. Pasi ka siguruar tashmë 84 mandate në Kuvend e ri, mazhoranca e majtë i ka mundësitë të arrijë që të miratojë ndryshime në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Realizimin e një modeli të ri të ndarjes administrative-territoriale në vend, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, e cilëson si një reformë urgjente. I ftuar në studion e “A1 Report”, Ministri Çuçi tha se edhe nga ana e kryetarëve të komunave e bashkive në vend ka një konsensus të gjerë për këtë reformë, duke shtuar se “50 % e këtyre njësive të qeverisjes vendore nuk kryejnë asnjë funksion, nuk japin shërbime, apo nuk gjenerojnë të ardhura Lexoni me shume/ "Çuçi: Urgjente reforma e ndarjes administrativo-territoriale"

Qeveria shqiptare nisi dje punën me zhvillimin e Konferencës Kombëtare “Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri”. Dje kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se duhet formësuar një reformë administrative radikale, pasi decentralizimi administrativ dështoi, duke e fragmentarizuar Shqipërinë. Rama prezantoi dje tre pikat ku do të bazohet reforma territoriale:1- Dialog me të gjithë aktorët, 2- Kompleksitet në qasje, 3- thjeshtëzim në ndarjen territoriale dhe fuqizim i hapësirave ekonomike sociale dhe kulturore.

Në fjalën e tij, Rama tha se "ka dështuar decentralizimi administrativ" dhe shtoi se 150 komuna në Shqipëri janë barrë e buxhetit të shtetit. "Prej tyre, 80 komuna janë me më pak se 5 mijë banorë, ndërsa 70 të tjera mbijetojnë vetëm nga buxheti i shtetit, pasi nuk sigurojnë dot asnjë lloj vetëfinancimi".
Në fakt, edhe ligji aktual për ndarjen parashikon mundësinë e reformimit. Por, ndarja e re administrative vështirë se do të pranohet pa kushte nga e djathta, vetëm se ajo nuk ka më fuqi bllokuese.

Ndarja administrative përcakton edhe të ashtuquajturin numër tek apo çift të tyre, i cili i ka sjellë humbje deputetësh së majtës, veçanërisht në Jug, ku mund të merrte më shumë deputetë. Numri i lartë i njësive vendore, veçanërisht për zgjedhjet e përgjithshme, rrit edhe mundësinë e blerjes apo të ndikimit familjar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore të fryra, si pasojë e mbajtjes së një regjistri të fryrë të gjendjes civile, kryesisht në zonat rurale, është në themel të një manipulimi tjetër, që përcakton numrin e deputetëve të çdo qarku dhe të njësive vendore.

 PUSHTETI VENDOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË SHIFRA
-
Ndarja territoriale në Republikën e Shqipërisë është konsoliduar me reformat e vitit 2000
- Janë krijuar 373 njësi vendore
- Nga kët janë 308 komuna, 65 bashki dhe 12 qarqe
- Janë 11 komuna me më pak se 500 banorë
- Janë 24 komuna me më pak se 1000 banorë
- Janë 70 komuna me më pak se 2000 banorë
- Janë 6.000 të paguar nga administratat e pushtetit vendor
- Pagësa minimale e tyre është 6.000 lekë në muaj

 
DOKUMENTI/ KOMUNAT DHE QYTETET E VOGLA QË RREZIKOHEN


PERQENDRIMI I PUSHTETIT
Në vend ekzistojnë 11 komuna që kanë më pak se 500 banorë dhe, megjithatë, paguajnë kryetar, sekretar, 13 këshilltarë komunalë, organizojnë komisione zgjedhore, ku mund të jenë burrë e grua anëtarë.

Reforma parashikon t’i shkrijë ato të parat


Komuna Shosh
Qarku Shkodër
304 banore
perfshin 5 fshatra:
F/ Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Brasht
----------
Komuna Novosele
Qarku Korce

355 banore
perfshin 10 fshatra:
F/ Novosele, Mesicke, Kagjinas, Zharkan, Piskal, Vitisht, Shijan, Kaduc, Nderrmarr, Mbreshta
----------------
Komuna Clirim
Qarku Korce
355 Banore
perfshin 12 fshatra:
F/ Çlirim, Qesarak, Kaltanj, Qyteze, Selenice e Pishes, Luaras, Lencke, Kurtez, Orgocke, Qinam-Radovicke, Radovicke, Psar i Zi
-------------------
Komuna Frasher
Qarku Gjirokaster

387 Banore
perfshin 8 fshatra:
Frasher, Zavalan, Ogren-kostrec, Gostivisht, Mican, Vercisht, Kreshove, Soropul
--------------------------
Komuna Lekas
Qarku Korce

392 banore
perfshin 12 fshatra:
F/ Lekas, Marian, Gjonbabas, Gurmujas, Shkozan, Xerje, Tubas, Gjergjevice, Lavdar, Brozdovec, Mazrek, F/Popovin
---------------------
Komuna Zagorie
Qarku i Gjirokastres

411 Banore
perfshin 10 fshatra:
Sheper, Nivan, Koncke, Vithuq, Hoshteve, Doshnice, Zhej, Lliar, Topove, Nderan
-----------------------
Komuna Leskovik
Qarku Korce
416 banore
perfshin 14 fshatra:
F/Pobicke, Cercke, Radat, Radove, Postenan, Lashove, Peshtan, Pode, Kovacisht, Vrepcke, Germenj, Radanj, Gline, Gjiraka
------------------------
Komuna Odrie
Qarku Gjirokaster

433 banore
perfshin 5 fshatra:
Andon Poci, Hundekuq, Terbuq, Labove e Madhe, Labove e Vogë
-------------------
Komuna Arren
Qarku Kukes

462 banore
perfshin 5 fshatra:
F/ Arren, Arrez, Barre, Verrij, Tejmoll
-------------------
Komuna Barmash
Qarku Korce

480 banore
 perfshin 10 fshatra:
F/ Barmash, Leshenje, Shales, Gozhdorazhd, Sanjollas, Kamnik, Benjez, Radimisht, Arrez, Raja
------------------
Komuna Leshnje
Qarku Berat

496 banore
perfshin 8 fshatra:
Turbohove, Kapinove, Kraste, Krushove, Faqe kuqe, Gostrenske, Leshnje, Vlush
--------------------
Komuna Ngracan
Qarku Fier

588 banore
perfshin 2 fshatra:
Ngracan, Rriba
----------------------
Komuna Sult
Qarku Elbasan
631 banore
perfshin 9 fshatra:
F/ Sult, Mazrek, Dushk, Kukucove, Kuterqar, Koder Zgjupe, Zgjup Fushe, Dufshan, Greka
----------------------
Komuna Kushove
Qarku Elbasan

659 banore
perfshin 8 fshatra:
F/ Kushove, Bregas, Gjeraqine, Dumberas, Bersnik, Ulove, Sotire, Kerpic
----------------------
Komuna Shllak
Qarku Shkodër
671 banore
perfshin 7 fshatra:
F/ Vukjakaj-Gegaj, Palaj -Gushaj, Bene, Koni i Madh, Barcolle, Vukaj, Uk-Biba
----------------------
Komuna Zall-Rec
Qarku I Dibres

681 banore
perfshin 9 fshatra:
Zall-Rec, Bardhaj-Rec, Draj -Rec, Gjur -Rec, Hurdh -Rec, Kraj -Rec, Ndershen, Qaf Draj, Thark
-------------------------
Komuna Kurvelesh
Qarku I Gjirokastres

705 banore
perfshin 5 fshatra:
Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivice, Rexhi
--------------------------
Komuna Cepan
Qarku Berat

740 banore
perfshin 14 fshatra:
Çepan, Muzhak, Rogu, Zaberzan i Ri, Zaberzan, Blezence, Malind, Zhapokike, Sevrani madh, Sevran i Vogel, Qeshibas, Strenec, Kakos, Prishtë
-------------------
Komuna Selite
Qarku Lezhe
745 banore
perfshin 9 fshatra:
Q/ Burbnesh, F/Lufaj, Bardhaj, Lekunde, Zajs, Kthelle e Siperme, Kurbnesh-fshat, Merkurth, Kumbul
---------------------
Komuna Shënepremte
Qarku Elbasanit

779 banore
Perfshin 6 fshatra
Lenie (Shënepremte) • Bicaj • Grabovë e Poshtme • Grabovë e Sipërme • Kuratë • Valth
----------------------------
QYTETE
KERRABA
Qarku Elbasan

1100 banore

KRASTA
Qarku i Dibres
1200 banore

Eshtë qendra dhe qyteti i vetëm i Komunës Martanesh në rrethin e Bulqizës. Krasta e pozicionuar në një rrafshnaltë 1100m të lartë, është qyteti më i lartë i Shqipërisë. U themelua në vitin 1970 si qyteti i ri i minierave, kryesisht për shfrytëzimin e mineralit të kromit në minierën e Batrës. Banorët e parë u vendosën në qytetin e sapo formuar të Krastës në vitin 1974. Shumë familje jetojnë në varfëri;. 32.4 për qind e familjeve në Komunën Martanesh marrrin ndihmë ekonomike
 
KONISPOL

Qarku Vlore
1500 Banore
Është qyteti më në jug të Shqipërisë, i shtrirë në një luginë me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit, afër kufirit me Greqinë. Më 2005 u hap pika kufitare e Qafë-Botës.Nje pjese e madhe e popullsise punojnë në Greqi ne sezone te ndryshme pune dhe nje pjese nga keta,jane te stacionuar te perhershem. Veç emigracionit, fale pozites gjeografike, popullsia e Konispolit merret me bujqësi, frutikulture dhe blegtori.
 
LESKOVIKU 
Qarku Korce,
1800 BANORE
Leskoviku njihet si qendër e madhe banimi në fillimet e viteve 1800. U krijua si qender pushimi e verimi nga pushtetarët otomanë të asaj kohe. Si njësi administrative ka patur ne varesi krahinen e Leskovikut, Permetit e Pogonit. Popullsia maksimale e tij ka arritur ne vitet 1910 me rreth 10 000 banore. Ka patur 11 lagje. Ne vitet 1920-1944 ka qene n/prefekture ne varesi te prefektures Korçe.

Njihet si pika me e fuqishme doganore me Greqine deri ne kete periudhe. Ne te kalonte nje nga segmentet rrugore më të përdorura, me Greqinë e më tej Turqinë. Pika e Tre Urave ishte nyja lidhëse. Gjate viteve 1800-1940 ka zhvilluar nje aktivitet te fuqishëm tregetar. Deri ne vitin 1956 Leskoviku ka qenë njesi administrative “Rreth”. Diktatura per arsye te fesë dhe mardhënieve me shtetin grek në vitin 1956 e shkriu si njësi administrative dhe e kaloi në varësi të rrethit Kolonjë.

Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor