BERLIN - Skandali i mishit të kalit është përhapur edhe në Gjermani. Analizat treguan se disa prej paketave me lazanjë të ngrirë kishin në përbërje mish kali. Rrjetet e supermarketeve “Real” kanë tërhequr të gjitha lazanjat në shitje, ndërsa rrjetet e tjera të furnizuesve “Tengelmann” dhe “Rewe” po kryejnë kontrolle në produktet e përpunuara më mish vici.

Komisioneri i Shëndetësisë për BE-në u ka bërë thirrje shteteve anëtare në një takim urgjent në Bruksel, për të kryer analizat e nevojshme për të vërtetuar nëse ka raste të tilla edhe në vendet e tyre.

Skandali u bë publik javën e kaluar pas testimeve në Britani, që treguan se në vend të mishit të pastër të viçit, ato përmbanin mish kali. Ky skandal ka prekur rrjetet e industrisë ushqimore të furnizimit në Rumani, Luksemburg, Cipro dhe në Francë.

Redaksia Online
(l.c/shqiptarja.com