Skandali i përgjimeve, Mitsotakis refuzon dorëheqjen: Është periudhë krize

Skandali i përgjimeve vazhdon ta ndjekë nga pas kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një debati të ashpër në Parlamentin e Athinës, kreu i qeverisë konservatore përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, por "politikisht i papranueshëm”. Pre e përgjimeve ra eurodeputeti dhe opozitari Nikos Andrulakis si dhe gazetari i financave Thanasis Kukakis.

Mitsotakis tha se përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare, pa dhënë sqarime të mëtejshme. "Le t'u vëmë vizën gabimeve të djeshme," kërkoi kryeministri konservator. Ai tha se vetë nuk kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër Mitsotakisin.

"Kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe jo më pak moral të zbardhë të kaluarën. Dorëhiquni. Ju nuk jeni të interesuar për demokracinë për shkak të arrogancës suaj," tha Tsipras.

Mitsotakis refuzoi duke argumentuar me "përgjegjësinë për të udhëhequr vendin nëpër këtë dimër të vështirë" me një valë të re imigrantësh. Kohët e fundit është rritur numri i tentativave për kalimin e kufirit në kufirin greko-turk.

Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut. Në atë kohë, Andrulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro