BRUKSEL - Pas reagimeve individuale të autoriteteve të shteteve europiane të përgjuar nga NSA, Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare, vjen edhe reagimi i Bashkimit Europian.
Gjatë mbledhjes në Këshillit Europian, e cila ka në axhendë dixhitalizimin, duke diskutuar edhe për skandalin e përgjimeve, 28-të liderët e vendeve europiane kanë pranuar që Franca dhe Gjermania, në emër të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera, të gjejnë një dialog të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet këtij dialogu, duhet të vendosen disa rregulla të përbashkëta, për aktivitetin e inteligjencës amerikane, brenda fundit të këtij viti.
"Franca dhe Gjermania do të ndërmarrin iniciativën ta diskutojnë deri në fund me SHBA problemin e shërbimeve sekrete dhe vendet e tjera të BE-së janë gjithashtu të ftuar t'i bashkohen asaj" deklaroi presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, që pranoi shqetësimet në rritje mbi zbulimet e fundit.
Van Rompuy rikujtoi se shërbimet sekrete luajnë rol thelbësor në luftën ndaj terrorizmit dhe se mungesa e tyre mund të krijonte probleme bashkëpunimi në këtë fushë.
"Franca dhe Gjermania deklaruan qëndrimin e tyre të përbashkët në fillim të mbledhjes dhe pas kësaj të 28 vendet anëtare ranë dakord mbi testin", theksoi Van Rompuy, i cili shpjegoi gjithashtu edhe arsyen se pse negociatat me SHBA-në do të kryhen nga Franca dhe Gjermania e jo nga Bashkimi Evropian.
"Nuk ka asgjë të turpshme në faktin që dy vende ndërmorrën një iniciativë të tillë", shtoi ai. Pyetjes se cili do të ishte qëndrimi në lidhje me Britaninë e Madhe mbi pjesëmarrjen në programin amerikan të spiunazhit, Van Rompuy iu përgjigj se edhe Britania është dakord me testin duke pranuar lidhjet e saj të veçanta me vendet e tjera.
Më pas, presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar çështjes së përgjimeve, ka thënë se Franca dhe Gjermania, duhet të marrin iniciativën për të diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, ai ka nënvizuar se, të gjitha vendet e Bashkimit Europian duhet t`i bashkohen një iniciativë të tillë.
Idea është, të limitohen përgjimet e rrjeteve terroriste, duke përfshirë këtu edhe spiunazhin ekonomik mes Europës dhe SHBA-së. Të evitohet përgjimi i liderëve, ministrave dhe diplomatëve të shteteve aleatë.
Bëhet fjalë, për krijimin e një kodi të mirësjelljes, duke e bindur Amerikën, që të ndalojë përdorimin e mjeteve ekonomikë dhe financiarë, për të spiunuar botën mbarë, duke u bazuar vetëm tek besimi reciprok.
Skandali i përgjimeve për qytetarët europianë, nisi pas publikimeve të disa dokumenteve në të përdishmen `Le Monde`, ku zbardhej çështja e përgjimeve ndaj qytetarëve francezë.
Çështja u perhap edhe në shtete të tjera europiane, si Italia dhe Gjermania, ku u tha se edhe komunikimet telefonike të kancelares gjermane Angela Merkel, ishin përgjuar nga inteligjenca amerikane. Kjo gjë, u përgënjeshtrua më pas nga presidenti amerikan Barack Obama.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com