TIRANË – Gjykata e Tiranës  jep sot masën “arrest me burg” për ish-kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi.

Masa u dha nga gjyqtarja, Marjana Dedi dhe prokurori i çështjes, Ndini Tavani, duke specifikuar "burg pa afat", ndërkohë që Lleshi në deklaratë publike ka mohuar akuzat.

Më herët është vepruar me të njëjtën procedurë.  Janë lënë në qeli ish-prokurori, 5 punonjës të tjerë të gjykatës së Pukës.

Lleshi akuzohet për korrupsion pasiv, mitmarrje, shpërdorim detyre pas videos denoncuese të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”.  
 
Siç informoi gazetari i "A1 Report" Gerti Xhaja, Shtjefën Lleshi nuk ka folur në gjykatë. Avokatët gjithashtu s’kanë dhënë asnjë deklaratë e sipas Xhajës ndoshta ata presin vijimin e çështjes, për të sjellë argumentat me të cilat do mbrojnë të akuzuarin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)