Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së

Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së

Rruga Korçë-Ersekë

Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë 21 milionë euro, e që u shemb pjesërisht pak javë pas përfundimit të punimeve dhe çertifikimit nga mbikëqyrësi, ngre një nga problemet kyçe të tenderëve publikë: Mbikqyrjen e punimeve. Vëmendja mediatike shpesh përqendrohet te fituesi i garave, ndërsa në realitet çështja mbi të cilën duhet të nisin kontrollet është mbikëqyrja. Në fakt, mbikëqyrësi është pothuajse gjithmonë i lidhur (mik dhe ndonjëherë edhe ortak i fshehur) me fituesin e tenderit, dhe kjo i lejon atij të kryejë punë me cilësi më të ulët, duke kursyer në koston e kontratës. Aty ku përfundojnë paratë e kursyera është e sinjali i dytë për korrupsionin që mund te fshihet pas tenderit. Mbikëqyrësi në fakt vendoset nga i njëjti autoritet kontraktor që ka caktuar edhe tenderin për punimet që do të mbikëqyren, që në rastin e rrugëve është ARRSH. Mbikëqyrësja e urës së shembur në rrugën Korçë-Erseke është kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, e cila fitoi mbikëqyrjen e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga e njëjta firmë ndertues. Domethënë, ndërtuesi dhe mbikëqyrësi bëhen, me pëlqimin e ARRSH-së, një lloj çifti fiks, kur për të garantuar punë cilësore duhet të jetë pikërisht e kundërta.

Episodi 1 
Në 20 qershor 2022, Vis Berberi, kryetari i ARRSH, i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, loti 4. Oferta fituese është sa fondi limit.  Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. A është rastësi zgjedhja e Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Salillarit? Përgjigjen e japin faktet.

Episodi 2
Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, kontrata D. Oferta fituese është sa fondi limit. Po atë ditë, në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. Entela Çano nuk shfaqet rastësisht. Zonja është e besuara e Salillarit.

Episodi 3
Në 7 dhjetor 2023, Vis Berberi i jep kompanisë A.N.K të Agim Kolës tenderin me vlerë 20 milionë euro për zgjerimiin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë (Faza IV). (Pronari real i A.N.K dyshohet është ish deputeti i PS Ndue Kola). Në të njëjtën ditë, Berberi dikton kompaninë A & E Engineering të Entela Çanos për të mbikqyrur punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë. Entela Çano ishtë te perfolur për të mbikqyrur punimet nga Berberi dhe A.N.K që në momentin kur A.N.K është paravendosur që do të fitonte tenderin, pra Entela Çano është pjesë e paketës?

Episodi 4
Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë tenderi 23.5 milionë euro. Në 15 tetor 2020, Ergys Verdho shpall kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë.

Episodi 5
Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë 21 milionë euro. Në 18 maj 2022, kreu i ARRSH, Elvis Berberi, shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë, pjesa e dytë. Rruga e re Korçë-Ersekë, me gjatësi 35 kilometra, që pritej të inaugurohej që në qershor të vitit të shkuar dhe që ka kushtuar deri më tani 65 milionë euro, ka nisur të shembet. SPAK ka nisur hetimet. Altin Dumani ka nis një grup të BKH-së në terren. Një pjesë e rrugës së shembur është certifikuar nga Entela Çano dhe është marrë në dorëzim nga ARRSH.

Episodi 6
Rrok Gjoka ka fituar tenderin me vlerë rreth 18 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Skërficës ose loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë. Për të mbikqyrur punimet, ARRSH dhe Gjoka kanë ''diktuar'' Entela Çanon.

Pra paratë publike nuk mund të vidhen pa bashkëpunimin e mbikqyrësit të punimeve, i cili duhet të certifikojë punime të pakryera dhe jo cilësore, devijime, mashtrime, falsifikime. Nëse ka.

(Marrë me shkurtime nga Prapaskena)

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andee: 27/02/2024 09:36

    Si mundet shteti tu jape fonde njerezve me precedente penale, Entela Prifti Cano eshte denuar per vjedhje dhe mashtrim ne Amerike, e burgosur, e larguar me dokumenta fallco brenda nates me familjen nga Amerika. E kerkuar nga shteti amerikan, ndryshuar mbiemer, pamje dhe dokumenta ne Shqiperi. Pse e ndjek krimi kete komb,pse u japim doren krimineleve ne kurriz te popullit. Kjo zonje nuk ka rregulluar dot personalitetin e saj jo me te rregulloje apo kontrolloje fondet e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Ada: 25/02/2024 08:44

    Entela Cano eshte hajdute me patente, dhe shkollen me bredhje, vjedhje e manipulime e ka marre. Amerika dhe sot e kerkon per vjedhje, jo bjonde ti beje leshte, jo moshen te ndryshoje monstra nuk behet njeri. Kohe e maskarenjve,

    Përgjigju
  • serxho: 24/02/2024 23:16

    Ky qe ka shkruar me emrin QYTETARI duket qe eshte shpellari,te fala Sali non grates....

    Përgjigju
    • Qytetari: 25/02/2024 10:29

      Per ty dhe raçen tende e kam o pleher qe nuk meritoni shtet. Shpellari dhe Edi Rama jane e njejta gje o pleher anti-njerezore anti-shqiptare!

  • Pena: 24/02/2024 20:30

    Ligji I ndertimit duhet te ndryshoje, supervisoret e punimeve te zbatimit per veprat publike duhet te jene shteteror te paguar nga shtetit, keshtu dhe per veprat bashkiake. Ndryshe keshtu do vijoje.

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/02/2024 19:35

    Ky abuzim nuk eshte asgje krahasuar me abuzimet e Edi Rames, qeverise, dhe Erion Velise. Eshte nje kokerr rëre krahasur me ta. Le te vjedhin, le te shemben dhe rruget, le te shembet dhe Shqiperia. Shqiptaret duket qe nuk po e meritojne shtetin e tyre. Nuk ka qytetarë normal qe pranojne keta plehra politikanë që kanë ne krye!

    Përgjigju
  • indrit: 24/02/2024 19:22

    E keqja me e madhe ne te gjitha punet ne Shqiperi jan supervizoret,keta jane koka e krimit qe mbulojne hajduterine sepse marin ryshtete te majmura pranda drejtesia duhet te jete shum e rrepte ndaj ketyre hajduteve te ndyre por sigurisht bashkepuntoret qe i joshin jane dhe presidentet e firmave sepse ata i paguajn dhe ndaj tyre pervec denimit duhet tu hiqet licenca.

    Përgjigju
  • Tahipi: 24/02/2024 18:01

    E mbyten hajdutet kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë