Skandali i Sarandës, reagon sërish
Berisha: Qeveria përgjegjëse

Skandali i Sarandës, reagon sërish<br />Berisha: Qeveria përgjegjëse
Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme në rrjetin social “Facebook” një deklaratë të fortë për shtyp ku akuzon Kryeministrin Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima se kanë zbuluar identitetin e nënës që denoncoi mbi skandalin seksual që përfshiu Agron Canen në Sarandë.
 
Deputeti Berisha i bëri thirrje strukturave të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm që t’i shkojnë deri në fund çështjes dhe të mbrojnë nënën e katër fëmijëve, pasi sipas tij ndodhet në rrezik jete.
 
 “Me kete akt te shemtuar Rama dhe sivllau i tij Kokedhima bejne kete nene fatkeqe dhe femijet e saj jetime objekt sulmi te fallangave te tyre te krimit. Ky akt i mirefillte kriminal erdhi pasi Rama - Kokedhima: deshtuan te mbyllin kete afere çnjerezore me kercenimet e tyre ndaj gazetareve per t'ju marre regjistrimin, deshtuan me presionin mafioz gjate pyetjeve te Policise dhe te vet sivllaut Koço ndaj te mitures per t'i ndryshar deponimin,  deshtuan ne takimin qe organizuan midis pedofilit kriminel dhe nenes se vajzes se mitur per ta detyruar te terhiqte deponimin e saj”, shkruan Berisha në Facebook.  Ai madje bën thirrje për largimin e qeverisë.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin