Skandali i trukimeve, Skënderbeu
rrezikon një dënim të dytë nga UEFA

Skandali i trukimeve, Skënderbeu<br />rrezikon një dënim të dytë nga UEFA
Skënderbeu nuk do t'ia 'hedhë' vetëm me përjashtimin me një vit nga Europa pas skandalit të trukimeve, pasi UEFA po përgatit një tjetër penalizim për shqiptarët. Shefi i sektorit të integritetit dhe çështjeve disiplinore të UEFA-s, Emilio Garsia ka deklaruar se vendimi për të pezulluar me një vit përjashtim nga pjesëmarrja në aktivitetet europiane ka qene thjesht një dënim provizor.

"Disiplina në UEFA po konsideron të mundshëm një dënim disiplinor të Skënderbeut", shprehet ai. Tashmë Skënderbeu duhet të përgatitet për një tjetër dënim, pasi në raportin e pak muajve më parë u akuzua për trukimin e mbi 50 ndeshjesh në Europë, kampionat dhe në kupë. Skënderbeu u pezullua nga aktivitetet e Champions Leagues për sezonin 2016/2017.

UEFA mori një sinjal të fortë në korrik, duke fituar çështjen kundër Skënderbeut në CAS: një klub mund të dënohet edhe duke pasur thjesht analizat e ecurisë së basteve nëpër kompeticionet ndërkombëtare apo kombëtare në Europë. Më parë, sa herë kishte dënuar klube, UEFA kishte pasur edhe ndonjë dëshmi të fortë, nga ndonjë lojtar apo ndonjë i arrestuar që rrëfente, për të ulur dënimin. Me Skënderbeun nuk ka ndodhur kjo gjë, por dosja e paraqitur në CAS sërish ka mjaftuar që Skënderbeu të konsiderohet fajtor.

Bazuar në rregulloret e UEFA-s dhe precedentët Pobeda, Çelik, etj, nëse Skënderbeu dënohet sërish, rrezikon e pakta 5 vite përjashtim nga kupat e Europës. Kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, sepse më pas nëse edhe CAS konfirmon dënimin, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit është e detyruar të marrë masa urgjente.

Duhet kujtuar se ekipet e përjashtuar nga UEFA për të paktën 5 vjet, janë zbritur 2-3 kategori më poshtë në shtetet përkatëse. Rasti i Pobedës është identik me atë të Skënderbeut, pasi klubi maqedonas u dënua vetëm dukë marrë për bazë tregun e basteve dhe luhatjet e kuotave.

Takaj i qetë
Pas lajmit të dalë në lidhje me një dënim tjetër të mundshëm për Skënderbeun, presidenti Takaj është shprehur se kjo çështje është mbyllur njëherë. Numri një i korçarëve në një intervistë për Super Sport është dukur i qetë teksa u shpreh se Skënderbeu është klubi i parë në botë që dënohet në bazë të kompjuterave: “Në Gjeneve është bërë një seminar, ku është përmendur edhe emri i Skënderbeut, që është dhënë si shembull për masat që janë marrë ndaj një klubi futbolli në çështjen e trukimeve. Ky është informacioni që kam unë për këtë çështje. Por, buja dhe zhurma shuë e madhe në media, normalisht flitet për ekipin kampion dhe ndjeshmëria është shumë e madhe, por është edhe pak e qëllimshme. Nuk duhet të gëzojmë që dënohet një ekip shqiptar, sepse ne jemi promovuesit e sistemit BFDS. Është rasti i parë në të gjithë botën që një klub dënohet nëpërmjet kompjuterave. Skënderbeu dhe në këto seminare merret si shembull, si masë edhe për dënimet e klubeve të tjera europiane”.

Ndërkohë presidenti Takaj nuk beson se do të marrin tjetër dënim, pasi ai i pari ishte i formës sa prerë: “Unë e di që institucioni i UEFA-s funskionon normalisht dhe jo sipas vullneti të personave. Di që është marrë një masë ndaj Skënderbeut, të cilën e dërguam edhe në CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e mori vendimin, i cili është i formës së prerë dhe nuk e di që të ketë praktika të cilat i rikthehen një çështje për herë të dytë”. 

Presidenti i Skëndërbeut gjithashtu pohon se ekipi i tij nuk ka asnjë informacion për kërë çështje, dhe se çdo gjë është mbyllur: “Nuk kemi asnjë lloj informacioni për këtë çështje, të cilën e quajmë të mbyllur, prej muajit Korrik kur u dha edhe vendimi nga CAS. Kjo është një çështje e mbyllur, dënimin e kemi përfunduar. Pastaj është problem i UEFA-s, sepse nuk e di në çfarë forme e kanë thënë apo si është prekur çështja e Skënderbeut në atë seminar. Sepse UEFA nuk u mblodh për Skënderbeun dhe është një vendim i saj për këtë çështje. Aty është dhënë një rast, Skënderbeu, siç janë dhënë edhe të tjerë. Por, me sa duket përbën lajm kjo pjesa e Skënderbeut. Disa gëzojnë që Skënderbeu të dënohet, por besoj që kjo çështje është e mbyllur përfundimisht”.

Ndërkohë në fund, Ardjan Takaj shprehet se ai dhe klubi që drejton janë në pritje të informacioneve në lidhje me këtë çështje: “A do të kontaktohet me UEFA-n për ta sqaruar pozicionin e klubit? Do ti dërgojmë një shkresë UEFA-s, që ti marrim një përgjigje zyrtare sesi është e vërteta e situatës tonë. Ne e dimë çështje të mbyllur dhe për këtë duam edhe zyrtarisht të marrim një përgjigje nga UEFA sesi qëndron çështja në të vërtetë”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas