Prokuroria e Tiranës ka bërë gati listën e personave që të do të merren në pyetje për skandalin e trukimeve që përfshiu ekipin e Skënderbeut pas raportit të publikuar nga UEFA.
 
Mes personave që do të merren në pyetje janë Presidenti aktual Ardian Take, ish-presidenti Zeqo, ish-ministri i Financave, Bode dhe shumë persona të tjerë, përfshirë edhe lojtarët të 7 herë kampionëve të Shqipërisë, nga të cilët 6 në 6 vitet e fundit.
 
Ministria e Drejtësisë ka përkthyer raportin e UEFA-s dhe ia ka nisur prokurorisë për të nisur hetimet.
 
Skënderbeu akuzohet në bazë të raportit për trukim të rreth 50 ndeshjeve në Europë dhe në kampionatin shqiptar, përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë.
 
Akuzat janë mohuar nga kampi korçar, por në fund do të jetë autoritetet që do të vendosin pikat mbi 'i' mbi gjithçka.

 
 dy.b/shqiptarja.com