Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani - me dyja këmbët mbi të! Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq, dhe në prani të presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për simbolet. Shkelje e dyanshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet!?
Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!
Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson! Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës! Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kosovës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?
Me e krahasu me ndonji folklorist komunal që e ekspozon flamurin e shtetit shqiptar, në ndonjë komunë kosovare, asht naivitet dhe shpërfaqë jojolalitet ndaj shtetit të cilit i je betu dhe nga taksat e shtetasve të te cilit paguhesh! Presidentja talli sot ligjet e Kosovës!
P.S. Kryetari i Mamushës Z. Krasniç e ka shkelë nenin 4.3 dhe 9.4 të Ligjit për simbolet të Kosovës kurse Presidentja e ka përligj shkeljën tue shkelë Kushtetutën!
4.3 Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret në rastet e takimeve ceremoniale të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja: a) në mënyrë të lirë në tryezat e zyrtarëve dhe nga personat juridikë; b) në ndërtesat dhe automjetet e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, në shtetet e tjera; dhe c) në të gjitha rastet kur përfaqësohet Republika e Kosovës.
9.4 Vendosja në zyrat publike e një ose më shumë flamujve të huaj krahas flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës bëhet vetëm në rastet e ceremonive zyrtare ose takimeve dy ose më shumëpalëshe me delegacione të huaja të nivelit të lartë dhe në raste kur nënshkruhen marrëveshje zyrtare.
Shfaqja e presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në nji zyrë të shtetit kosovar (komunat janë niveli i dytë i pushtetit shtetnor) me ikonografi kombëtare turke, ku pos flamurit të shtetit turk të vendosun kundërligjshëm shihet edhe fotografia e atit themelues të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk (ma naltë se vet fotografia e presidentes!?) paraqet thjesht horror konstitucional!
A e di këtë protokoli i shtetit? Po presidentja??? Po më kahet nga sikleti se n’ç’derexhe asht ra shteti kosovar
Akoma nuk e keni kuptuar qe Vjosa eshte nje sharlatane dhe aventuriere politike e rrezikshme..?! Ajo nuk ka as me te voglin vizion per te ardhmen e qytetareve te saj dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Luan shume ngushte per interesa politike pa vizion.
PërgjigjuGabim! Dhe Skandali!
PërgjigjuKukuu cpo thu. Po ti shko ne Prizren ku njerezit flasin turqisht midis tyre ma mire se shqipen. Ti shko ne Prishtine ku ne zonen studentore flitet turqisht. Dhe kur i pyet a jeni turq ta kthejne; jo jemi kosovare qytetar prandaj flasim turqisht se medemek ata te fshatit qe flasin shqip qenkan katundare. Po skane faj kur shikojne presidenten, kryetarin e komunes e plot te tjere qe jane shembull. Si duket u ka pelqy k* i turkut ma shume se k* i serbit.
Përgjigju