Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana Hrkaloviq, e arrestuar tashmë, i kishte dërguar një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi, fotografi të saj intime nga zyra ku ajo punonte.
Në një fotografi, Diana Hrkaloviq, pozon më të brendshme me dantella, shkruajnë mediat serbe. Ish-zyrtarja akuzohet se dha urdhrin për 'likujdimin' e avokatit Dragoslav Misho Ognjanoviç. Ognjanovic atëherë dyshohet se zbuloi foto intime Dianës, të cilat ai dyshohet se i ka dërguar fillimisht te ministrja, dhe më pas te miqtë e saj nga qarqet kriminale. Kishte gjithashtu informacione se pikërisht për shkak të atyre fotografive, kishte përplasje personale të Hrkaloviç ndaj avokatit.
Prokuroria deklaroi se kundër saj u ngritën kallëzime penale për ushtrim të ndikimit. Diana Hrkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017. Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.