Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e datës 17 korrik, ka rrëzuar propozimin për daljen në pension të gjyqtarëve: Arjana Liço gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Fiqerete Mullaj gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjinovefa Gaba gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Myriban Mullaj pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe Nazmie Pengili gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Propozimi është rrëzuar me 7 vota kundra dhe tre pro.
Anëtarët që votuan kundër arsyetuan se mungon një kuadër ligjor që lejon KLD për të deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtarëve që kanë mbushur moshën e daljes në pension.
Qëndrimi i Nishanit
Ish-kreu i KLD, Bujar Nishani, ka votuar pro daljes në pension të gjyqtareve. “Atëherë më duhet të bëj një sqarim për sa kohë kjo pikë është përfshirë në rendin e ditës.
Së pari, në gjykim të përgjithshëm Kushtetuta përcakton rastet e mbarimit të mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk ka shfuqizim të këtij parashikimi në Kushtetutë që thotë, një nga rastet është ai i mbushjes së moshës së pensionit, e para, pra është detyrim kushtetues që të deklarohet mbarimi i mandatit të gjyqtarit, kur mbush moshën e pensionit si pikë e parë.
Si pikë e dytë i vetmi autoritet që konstaton moshën e pensionit është Instituti Sigurimeve Shoqërore, ka një korrespondencë zyrtare mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore që ka përcaktuar gjyqtarët që kanë mbushur moshën e pensionit”, është shprehur Nishani.
Anëtarët e KLD: Jemi të shqetësuar
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë të shqetësuar për imazhin që kanë krijuar në sytë e shqiptarëve. Anëtari i KLD, Gerd Hoxha, njëherësh kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, gjatë mbledhjes së KLD për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea, është shprehur se anëtarët janë të shqetësuar për atë çka flitet për to në publik dhe media. “Ne jemi të gjithë të shqetësuar për atë që padrejtësisht flitet për ne. Ajo gjyqtare nga sot nuk është më gjyqtare, kështu që nuk e cenon imazhin.
Ne po diskutojmë sot teknikisht mënyrën sesi do veprojmë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me vullnetin tonë nëse duam apo jo të mbajmë në sistemin gjyqësor një person që tashmë nuk është se është i dënuar me vendim të formës së prerë”, u shpreh Hoxha.
Shqetësimin për reagimin e opinionit publik e ka shprehur edhe anëtarja Brunilda Kadi. “Nga ana tjetër duhet të bëjmë të qartë edhe për opinionin publik sepse herën e fundit që nuk u zhvillua mbledhja unë kam lexuar nëpër portale dhe nëpër media që KLD-ja harron të shkarkojë gjyqtaren e Gjykatës së Lartë.
Të jetë e qartë dhe për publikun që gjyqtarja realisht nuk është më sot gjyqtare, ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë penalisht, ka pesë vjet dënimin plotësues që mos ushtrojë asnjë lloj detyre publike, kështu që nuk i cenohet asnjë e drejtë gjyqësorit dhe asnjë e drejtë drejtësisë”, është shprehur Kadi.
Gjin Gjoni
Ky shqetësim është diskutuar edhe nga Gjin Gjoni. “Faleminderit z. President. Ju kërkoj ndjesë që e marr fjalën përsëri por me të drejtë zonja Kadi dhe zoti Hoxha e ngritën shqetësimin e opinionit publik në lidhje me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë por përpara se të marrim dhe asnjëri prej nesh besoj që biem dakord që për shkak të një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë kjo gjyqtare nuk është më gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Problemi është te mekanizmi ligjor. Mekanizmi ligjor është ajo për të cilët ne e diskutuam”, është shprehur Gjoni.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com