Skandali/ Kreu i Përmbaruesve kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba 375 mijë USD për abuzimet me çmimet

TIRANE-Report Tv sjell një histori të paprecedentë, ku përmbaruesi privat Alban Ruli, në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave. Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” është kontraktuar nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, deri tani ende nuk është ekzekutuar, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.

Po si nisi kjo histori? Në qershor 2019 Autoriteti i Konkurrencës pas një beteje të gjatë me gjykatës dhe presione nga më të ndryshme ka fituar betejën në Gjykatën e Apelit me kompaninë ‘EKMA Albania’, duke konfirmuar një gjobë prej 43.168.617 lekë. Kompania ‘EKMA Albania’ u gjobit për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës dhe sjelljeve abuzuese ndaj tregtarëve, të cilëve u kishte dhënë me qira ambientet në tregun agro-ushqimor në Kashar. Çmimet që duhet t’i pagunin tregtarët pronarit të tregut ishin më të lartat në rajon, kushtet kontraktore ishin skllavëruese dhe rezultati ishte që tregtarët detyroheshin të transferonin këto kosto jashtëzakonisht të mëdha mbi çmimet përfundimtare të produkteve agro-ushqimore të tregut të pakicës, ndërkohë që pronarët e tregut agro-ushqimor siguronin fitime me vlerë miliona euro.

Ekzekutimin i gjobës u besua nga Autoriteti i Konkurrencës përmbaruesit Alban Ruli, pronar i agjencisë përmbarimore ''ARB'' dhe kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, pra teorikisht figura më prestigjioze në fushën e përmbarimit. Por çuditërisht Alban Ruli dështoi në misioni e tij: pas disa muaj zvarritje, përballë insistimeve të Autoritetit të Konkurrencës, Alban Ruli shpjegon që ekzekutimi i gjobës ishte i pamundur. Një konkluzion surprizues sepse shoqëria EKMA përveçse me zyra pranë tregut agro-ushqimor kur çdo muaj tregtarët paguajnë faturat te kripura, ka pronat te paluajtshme, ka aksione dhe llogari bankare të mbushura me para: Vetëm në vitin 2017 norma e fitimit rekord e tregut agro-ushqimor të Tiranës ka qenë 76%... pra për çdo 100 lekë të arkëtuara, 76 lekë ishin fitim i pastër për pronarët.

Në prill 2019, EKMA e ka shpërndarë për ortakët e saj një superdividen prej 312 milionë lekë të reja. Si ka mundësi që përmbaruesi Alban Ruli nuk i ka gjetur EKMA-s asnjë qindarke nëpër bankat për të ekzekutuar gjobën dhe as nuk ka bllokuar asetet apo aksione në formë garancie siç ndodh normalisht në rast së një kompani e gjobitur nuk ka lekë për të paguar gjobën?

Përballë mosveprimeve të Alban Rulit, Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi të kthente dosjen me qëllim që t’ia dorëzonte një përmbaruesi tjetër. Por çuditërisht, në vend që të kthente dosjen, në 22 tetor 2019, Alban Ruli ka vendosur “Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit” me pretendimin që e ka kërkuar Autoriteti i Konkurrencës. Në fakt realiteti është komplet ndryshe: siç rezulton nga ky vendim i gjykatës që ka anuluar pushimin e urdhrit të ekzekutimit, Autoriteti nuk e kishte kërkuar një pushim të tillë, sepse ndryshe nuk e kishte ankimuar menjëherë në gjykatë.  

Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e vendimit të përmbaruesit si të paligjshëm, por këtu vjen surpriza e dytë: përmbaruesi Alban Ruli, ka vendosur ta kundërshtojë në Apel vendimin. Pra vendimi e tij për pushimin e ekzekutimit të vendimit për gjobën nuk duket më një keqkuptim, siç privatisht e kishte argumentuar me Autoritetin e konkurrencës, por një vendimi i hapur në krah të pronarëve të tregut agro-ushqimor, për të shmangur ekzekutimin e dënimit.

Raport Tv i kërkoi nëpërmjet e-mail-it përmbaruesit Alban Ruli të japë versionin e tij për këtë çështje, duke i drejtuar disa pyetje. Ruli insiston me pretendimi që ''pushimi i ekzekutimit është kryer me kërkesë të kreditorit, Autoritetit të Konkurrencës''

I pyetur se pse nuk e ka ekzekutuar vendimin e gjobës, në kushtet kur kompania EKMA ka llogari bankare, në vitin 2019 ka ndarë 312 milionë lekë divident, ka asete, ka aksione etj., Alban Ruli thekson se “mosekzekutimi i një vendimi administrativ, apo gjobe administrative, nuk varet nga faktorë të ndarjes apo jo të dividentit nga shoqëria/të, për të cilat nuk ka sesi të jetë në dijeni ARB. Më tej, urdhri i ekzekutimit tashmë gjendet pranë kreditorit, është depozituar pranë kreditorit, dhe është kreditori ai që mund ta vendosë në ekzekutim sërish”.

Në fakt nuk është kështu. Me rekursin në Apel që ka bërë përmbaruesi Alban Ruli e ka pezulluar edhe një herë ekzekutimin e gjobës duke i bërë një nder i dytë pronarëve të tregut agro-ushqimor. Tani Autoriteti i Konkurrencës duhet ta presë vendimin e Apelit mbi rekursin e dorëzuar nga Alban Ruli, për të fituar sërish të drejtën për të ekzekutuar një gjobë të vendosur tashmë para dy vite vetëm për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve ndaj monopolistëve të tregut agro-ushqimor. Për sa përket përmbaruesit Alban Ruli,  Autoriteti i Konkurrencës ka vënë në lëvizje ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, duke i kërkuar fillimin e hetimit disiplinor. Por deri tani ministria nuk ka bërë ende asnjë veprim.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peter Tiede: 10/05/2020 01:24

    Hashashi, hashashi

    Përgjigju
  • Alsid: 09/05/2020 17:27

    Ky Albani eshte burri ish Dretoreshes se Agjensise se Investimeve Eneida Guria ne kohen e PeDes, dhe doktor vdekjes. Keshtu jane keta te shqupit, luajne me dy porta e ne fund hane derrin, jane korrupsion i gjalle

    Përgjigju
    • Alsid Rilindur: 10/05/2020 13:45

      Arsid ishalla merr ndonje rroge ne shtet ti te pakten, se per te kuptuar ende sqenke ftilluar. Keto kane 30 vjet qe na vjedhin me turne e na skllaverojne cdo dite e me shume. Zoti qofte i madh e kokes ku ti djege.

    • A. N.: 10/05/2020 07:22

      Ti kujton qe derrin e ha ai por gabohesh sepse e hame une dhe ti.

  • sapa: 09/05/2020 17:20

    Te gjithe permbaruesit private duke filluar nga Lefter Cani e deri tek me i fundit jo vetem qe duhet te hiqen nga ajo pune por duhet te varen ne mes te Tiranes sa me pare per krimet qe kane bere kunder qytetareve prishje shtepiash etj etj.!Jane grupi me kriminal njesoj si gjygjtaret dhe prokuroret!SPAk qelbesira duhet te merret me ta se po flene gjume!

    Përgjigju
  • Turi: 09/05/2020 17:17

    Mashtrues dhe dallaverexhinj ka ne te gjithe boten. Pyetja eshte: Cfare ben ministria e drejtesise? Ka institucione pergjegjese, qe paguhen nga shqiptaret, qe i ndeshkojne keto sjellje?!

    Përgjigju
  • Vini: 09/05/2020 17:15

    Nuk eshte hera e pare qe ky Alban Ruli perfshihet ne keto lloji dallaveresh dhe pisllëqesh. Germoni ne arkiva dhe do gjeni skandale te tjera. Ky ka mashtruar edhe here te tjera.

    Përgjigju
  • [email protected]: 09/05/2020 17:13

    Kete tregun e ndertoje Italiani ne kohen kur ishte Lul Basha kryebashkiak dhe keto ja futen kollare gjithe tregun italianit

    Përgjigju
  • Eri: 09/05/2020 16:29

    Te pakten ta shikojne njetezit dhe te kene kujdes, sepse kete e paguan me te ekzekutuar vendimin, dhe ben pazar me palen tjeter.

    Përgjigju
  • Tani: 09/05/2020 16:28

    Dakord heq dore nga ekzektimi. Nuk ka rendesia arsyeja. Po ç'pune ka tani ky Alban Ruli qe pengon ekzekutimin e vendimit?! Eshte institucion shteteror AK, se po te ishte ndonje subjekt privat, a do ja mbante ketij te bente kete lojera skandaloze?!

    Përgjigju
  • Troç: 09/05/2020 16:25

    Pse i bini gjatë?! EKMA i ka dhene nje dore te mire ketij mashtruesit per te shpetuar parate e tjera. Ky mashtruesi ka tradhtuar AK per shkak te pazarit me kompanine.

    Përgjigju
  • Eri: 09/05/2020 16:23

    Ky eshte nje turp i padegjuar me pare. Si ka mundedi qe ne kry e permbaruesve te jete nje mashtrues si ky?!

    Përgjigju
  • goni: 09/05/2020 16:20

    Per te vene duart ne koke!!!! Perfundimisht keta hane nje m*t te gjithe bashke prandaj nuk nderhyjne

    Përgjigju
  • Nico: 09/05/2020 15:39

    Keto jane bere pale me krimin qe te gjithe dhe hajde gjeje te drejten ne kete mu*t vendi...Me falni eshte vendi im por ky eshte realiteti.

    Përgjigju
  • Monopoltregu: 09/05/2020 15:17

    Me kete ceshtje duhet te merret zv.kryeministri Brace sepse ky zoteria ndikon ne fryrjen artifixiale te cmimeve.

    Përgjigju
  • alo alo: 09/05/2020 14:37

    Reforma ne Drejtesi, SPAK-u, KLP, Anti-KCK, OFL, etj etj etj, 100 drejtori te ndryshme, qindra miliona Euro te shpenzuara dhe perseri del nje Alban Ruli e te hedh ne ere gjithe sistemin. Rriten cmimet e ushqimeve dhe kush paguan ? Populli ! Vidhen taksat e popullit dhe kush paguan ? Populli ! Vjedh Klodian Allajbeu pronat e popullit dhe kush paguan ? Populli ! Prisni kur te kerkoi edhe demshperblim Allajbeu per prishje imazhi dhe gjejeni pak se kush do e paguaje... Populliii !!!

    Përgjigju
  • genti: 09/05/2020 14:15

    Skane faj gjygjtaret , ka 4 vjet qe nuk kontrollohen dhe flitet per reforme.... Turp!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve

Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve