Një ndër politikanet më të suksesshme dhe e cila pritet të jetë kandidate për presidente në SHBA thotë se të falësh është një zgjedhje pak e vështirë. Hillary Clinton ka publikuar kohët e fundit librin e saj “Hard Choices”, e ndërsa mediat vazhdojnë të tregojnë interes për faljen që ajo bëri ndaj bashkëshortit, pas skandalit seksual kur ishte president.
 
“Jam e lumtur për zgjedhjet që kam bërë, që kam mundur të eci përpara. Por, të falësh është një zgjedhje pak e vështirë”, ka thënë Hillary Clinton për “Telegraph”, për skandalin seksual të bashkëshortit, në kohën kur ishte president i SHBA-ve.

“Me Bill-in kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi zhgënjyer nga njëri-tjetri. Por, jam shumë me fat, që kam një partner që më mbështet”, ka thënë ish Sekretarja amerikane e Shtetit.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)