Skandali ‘CEZ’, dy dosje penale për Shkëlzenin, ja akuzat dhe provat
Komisioni Hetimor për CEZ do i kërkojë Kuvendit në seancë plenare dërgimin e kallëzimit në Prokurori për Shkëlzen Berishën pas refuzimit të dëshmisë për skandali CEZ VIDEO
TIRANË-Komisioni Hetimor për CEZ do i kërkojë Kuvendit në seancë plenare dërgimin e kallëzimit në Prokurori për Shkëlzen Berishën pas refuzimit të dëshmisë për skandali CEZ.
Kryetari i Komisioni Hetimor për CEZ Taulant Balla i ka bërë thirrje sot prokurorisë që të procedohet penalisht Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Ballës, djali i ish-kryeministrit rrezikon deri në 3 vite burg. Kallëzim penal ka edhe Nue Kalajn, pasi nuk u paraqit në Komisionin Hetimor.
Shkëlzen Berisha u paraqit tre herë para komisionit hetimor, por refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën rreth rolit të tij në procesin e privatizimit.
Rezulton se me këto refuzime Shkëlzen Berisha ka shkelur tre nene të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, konkretisht nenin 307 dhe 310 i Kodit Penal si dhe nenin 165 të Kodit të Procedurës Penale.
Po ashtu në listën e gjatë të përgjegjësve ndodhet dhe djali i tij Shkëlzeni dhe Ministrat e Ruli e Mima.
“Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave Sali Berisha, ish-kryeministër, Genci Ruli, ish-ministër i ish-Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Shkëlzen Berisha, person privat i lidhur me këtë proces privatizimi. Suzana Guxholli, Florian Mima, Nue Kalaj ju bëj me dije se të gjitha gjetjet e këtij komisioni do t’i dërgohen Prokurorisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Balla.
Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga privatizimi tek çekët e CEZ-it kap vlerën e 414 milionë eurove.
Por Shkëlzen Berisha mund të procedohet penalisht edhe për rolin që ka pasur në privatizimin e OSSH-së, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me sekserin Nuel Kalaj.
“VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë favorizuar kompaninë fituese. Përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit prej 450 milionë euro bie mbi ish-kryeministrin Sali Berisha”, tha Balla.
Deputetët e maxhorancës votuan raportin e prezantuar një javë më parë. Në votim mungonte opozita.