Skandali me bastet, Skënderbeu: 
Nuk jemi dënuar kurrë për trukime

Skandali me bastet, Skënderbeu: <br />Nuk jemi dënuar kurrë për trukime
Klubi i futbollit "Skënderbeu" ka reaguar pas publikimit të një raporti të UEFA që e akuzon atë për trukime dhe shitje të ndeshjeve. Klubi korçar deklaron se ekipi nuk është dënuar kurrë për trukim, por për shkak të dyshimeve u konsiderua i "papërshtatshëm" për të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Sipas klubit të “Skënderbeut” nëse trukimi do të ishte i faktuar, UEFA parashikon dënim mbi 5-vjeçar dhe jo dënim 1-vjeçar.
 
"Për klubin tonë kjo histori është mbyllur përfundimisht", thuhet në deklaratë e ekpit të Skënderbeut.

Sipas “Skënderbeut”, raporti i UEFA nuk është asgjë tjetër, veçse dosja e Federbet, kompania e kontraktuar nga ana e UEFA per te ndertuar dosjen e akuzes.
 
Klubi i Skënderbeut informon tifozet se nuk ka asnje ceshtje gjyqesore te hapur dhe kjo mund te konfirmohet lehtesisht ne institucionet gjyqesore të UEFA-s.
 
Deklarata e Klubit të futbollit "Skënderbeu"

Fillimisht deshirojme të rikujtojme edhe njehere se Klubi i futbollit "Skënderbeu" nuk u dënua kurrë për trukim por per shkak të dyshimeve u konsiderua i "papershtatshem" per te marre pjese ne kompeticionet europiane.Diçka të tillë e verteton dhe denimi një-vjecar i klubit. Legjislacioni i UEFA-s parashikon denim mbi 5 vjeçar kur faktohet trukimi i ndeshjeve.
Ai qe sot eshte konsideruar si raporti i UEFA-s mbi trukimet e ndeshjeve ku ka luajtur Skenderbeu nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e Federbet, kompania e kontraktuar nga ana e UEFA per te ndertuar dosjen e akuzes.
Ai raport nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e "prokurorit" te ceshtjes. Gjykata sportive ka dhene denimin per Skenderbeun, denim me pezullim per sezonin 2016-2017. Vendimi eshte shlyer dhe per momentin klubi i Skënderbeut eshte i pafajshem dhe ka miratimin e UEFA-s per te luajtur ne kompeticionet europiane per sezonin 2017-2018.
Dosja e akuzes jo detyrimisht mbart te verteta brenda saj. Asnje nga ato qe jane shkruar ne akuze nuk jane faktuar me deshmi ose prova konkrete nga komisionet perkatese te UEFA-s dhe diçka të tillë e vërteton denimi vetëm për një sezon.
Klubi i Skënderbeut informon tifozet se nuk ka asnje ceshtje gjyqesore te hapur dhe kjo mund te konfirmohet lehtesisht ne institucionet gjyqesore të UEFA-s.
Ky sulm mediatik ishte i pritshem nga klubi yne prej muajsh. Problemi i mediave është ecuaria pozitive e Skënderbeut. Por duhet te kuptohet se me keto sulme por demtohet jo vetem Skënderbeu por krejt futbolli Shqiptar i cili për hir të së vërtetës njeh një rritje të madhe dhe cilësore gjatë viteve të fundit.

sc
(Reagimi në Facebook i ekipit të Skënderbeut)

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron