Nuk ka supriza. Ashtu siç edhe pritej, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë, ka pranuar sot kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin  e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t'i anuluar autorizimin për për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit ka humbur tenderin një vit më parë si dhe i ka mbaruar kontrata me TIA që në datën 27 gusht 2019. Me këtë vendim të gjyqtarit Sejdi, çifti Gjoni do  vijojnë kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas, edhe pse për këto dyqane tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila ka lidhur edhe një kontratë me TIA që në korrik të 2019. Vendimi i sotëm tregon edhe një fuqinë e ndikimit të çiftit Gjoni mbi drejtësinë dhe klimën e biznesit në Shqipëri. 

Vendimi sfidon deklaratat e forta të ambasadores së re amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se 'Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi'. Megjitjatë beteja ligjore nuk përfundon këtu. Vendimi i Avni Sejdit pritet të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit. Gjykata e Apelit të Tiranës do shqyrtojë një vendim paraprak të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, e cila në datën 7 gusht 2019 vendosi që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, pavarësisht se për këto ambiente tenderin e kishte fituar kompania amerikane, duke lidhur edhe kontratën me TIA që në korrik, kontratë e cila parashikonte marrjen në dorëzim të ambienteve që në 15 shtator 2019. Apeli do vlerësojë nëse ky vendim është apo jo ligjshëm.

Kur është marrë vendimi paraprak, Mimoza Kajo Brahimi nuk ka thirrur në seancë palën e paditur TIA, por ka vendosur vetëm mbi pretendimet e kompanisë së Elona Çaushit. Gjithashtu, Mimoza Kajo Brahimi do të shqyrtojë në themel çështjen, ashtu siç veproi Avni Sejdi në krahun tjetër. Fillimisht çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj, por avokatët e ADFD së Elona Çaushit nuk u paraqitën, duke i diktuar gjyqtarit pushimin e çështjes. Më pas, ADFD përsëri padinë dhe çështjen e mori në dorë gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi, e cila vendosi në favor të Çaushit. Pra, çifti Gjoni, për të kontrolluar dyqanet, po vazhdon dy beteja paralele, një tek Aministrativja për licencën dhe një tek Gjykata e Tiranës për zgjatjen e kontratës me TIA, jashtë vullnetit të TIA.

Gjyqtari Avni Sejdi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Skandali me Duty Free/ Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron dërgimin në arbitrazh

1581432899_EnioJao.jpg
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët. Ai e cilëson si shembull shumë të keq këtë vendim. Jaço thekson se nuk i di hapat e ardhshëm të kompanisë por shton se arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar duke paralajmëruar vijimin e betejës.

"Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë" tha ai.

Ora 15:49
Skandali me Duty Free/ Ministria e Financave kundër vendimit: Duhet të forcojmë shtetin e së drejtës

1577189888_denaj.jpg
Edhe ministria e Financave ka reaguar kundër vendimit të gjykatës për dyqanet në Rinas. Institucioni, që gjykata sot e rrëzoi, thotë se ky vendim tregoi se forcimi i shtetit të së drejtës mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Në fund, Financat e mbyllin reagimin duke thënë se është e hapur për propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj.

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Cështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në cështjen në fjale, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend.

Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj" deklaron ministria e Financave.

Ora 15:37
Skandali me Duty Free/ SHBA thirrje qeverisë: Mbro biznesin! Duhet transparencë e barazi

1581413627_kim.jpg

Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas vendimit të gjykatës administrative që i dha të drejtë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas duke rrëzuar atë amerikane, ka reaguar ashpër duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të garantojë transparencë dhe barazi për të gjithë bizneset.

"Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.

Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme" deklaron ambasada e SHBA-së.