Në Kosovë janë publikuar dy video në të cilat protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde. Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Madje në një video të publikuar së fundi Veseli përmendet se mori 200 mijë euro. Lidhur me këtë, Veseli ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media për të sqarura pozicionin e tij.
Pjesë nga përgjimi i zbardhur
Faton Dalladaku: A ka shans që i kanë marrë këta paret pa dijen e Kadrisë?
Kadri Rexhepi: Ja, hiç kurrë. Jo, jo, vetë i kam çu unë ato.
Fatoni Dalladaku: Ti i ke çu?
Kadri Rexhepi: Unë vetë i kam çu.
Fatoni Dalladaku: Faktikisht, po më garanton që i ka marrë prej tij.
Kadri Rexhepi: 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli.
Fatoni Dalladaku : E, 50-mijëshen?
Kadri Rexhepi: 50 mijë i ka marrë qeky …
Deputeti Milaim Zeka e duke komentuar videot e publikuara thotë se "Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione" shkruan ai.