Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".
Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të Isuf Berberit dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.
Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.
Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.
Punonjësit e AKBN të arrestuar, Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.
Po kështu, punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.
Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.
Lajmi kryesor:
2 mln $ dëm shtetit! 6 zyrtarë të AKBN certifikuan punimet false në puset e naftës të dy biznesmenëve, arrestohen! Në kërkim bossi i hidrokarbureve, foto me Metën (SKEMA+ EMRAT)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
38.1%
Vota total: 168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
14 Nëntor, 08:23
-
Diskutohen 236 mln dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum: Shpenzime të fryra, do të paguajë tatim-fitim
27 Qershor, 19:50
-
Fakte dhe dëshmi/ 7 shokët e Ilir Metës në burg dhe në kërkim për korrupsion dhe trafiqe! Sa i besueshëm është Presidenti me ‘petkun’ anti-krim?!
27 Shkurt 2021, 09:34
-
2 mln euro evazion fiskal me puset e naftës, gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtorin e OST-së, Klodian Gradecin
13 Nëntor 2020, 21:19
-
2 mln euro evazion fiskal me puset e naftës, nuk u arrestua kurrë, nga arratia biznesmenit Isuf Berberi i hiqet masa e sigurisë
3 Nëntor 2020, 16:48
-
2 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, arrestohet ish-drejtori i OST-së
27 Tetor 2020, 09:24
-
2 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, Gjykata 'shpëton' nga qelia njërin zyrtar të AKBN, s'ndryshon masa për të tjerët, burg edhe për biznesmenët
9 Tetor 2020, 15:52
-
Operacioni 'Akciza'/ Policia njoftim zyrtar për skemën e mashtrimit të biznesmenit dhe punonjësve të AKBN
7 Tetor 2020, 10:43
-
Foto/ Kush është biznesmeni i shpallur në kërkim, shfrytëzoi puse nafte dhe nuk investoi
7 Tetor 2020, 10:33
-
Shpallen në kërkim për mashtrim, Report Tv zbulon kush është biznesmeni dhe ish-drejtori i OST
7 Tetor 2020, 10:08
-
2 mln $ dëm shtetit! 6 zyrtarë të AKBN certifikuan punimet false në puset e naftës të dy biznesmenëve, arrestohen! Në kërkim bossi i hidrokarbureve, foto me Metën (SKEMA+ EMRAT)
7 Tetor 2020, 09:24