Skandali me tenderat 30 mln € të ‘DH Albania’/ Drejtuesit e ARRSH-së e OST-së në prokurori

TIRANE-Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci janë thirrur ditën e sotme për të dëshmuar në prokurorinë e kryeqytetit në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kë Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha dëshminë e tij përballë oficerit të policisë gjyqësore Ludovik Ndokaj për rreth dy orë, nga ora 12:00-14:00. Pas daljes nga organi i akuzës ai u shpreh se 'Erdha si drejtor. Nuk kam se cfarë të them, nuk ka asnjë shkelje, ARRSH nuk ka bërë asnjë shkelje". Ndërkohë që sot do të japë dëshminë edhe drejtori i OST-së, Klodian Gradeci. Nesër do të pyeten anëtarët e njësisë që vendosin kriteret për tenderat.

Pas zbulimit të skandalit të parë, ku rezultoi se ‘DH Albania’ tenderin e Unazës së Re e kishte fituar me dokumente të falsifikuara, u anulua edhe tenderi i dytë nga OST. Ndërkohë që prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet. Në ditët e fundit prokuroria ka pyetur fillimisht pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritet Rrugor Shqiptar, por edhe të OST-së. Ndërkohë që sot janë thirrur drejtuesit e dy institucioneve. Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi, për të cilin pritet që prokuroria në ditët në vijim të lëshojë një mandat arresti. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)