Skandali me gjyqtarin e paguar nga Barcelona, dalin përgjimet: Më telefononi, ju ndihmoj në VAR
Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barçës
Prova të reja vazhdojnë të dalin në dritë mbi "Çështjen Negreira", e cila përqendrohet rreth marrëdhënies së Barcelonës me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit të Arbitrave spanjollë, Enrique Negreira.
Marrëdhënia e Barcelonës me Negreiran përfundoi në vitin 2018 kur presidenti i atëhershëm Josep Maria Bartomeu anuloi kontratën e klubit me kompaninë e ish-arbitrit, Dasnil 95. Si pasojë e kësaj, Negreira dërgoi të paktën dy fax-e te Barça, i fundit prej të cilave i kërkonte klubit katalanas të vazhdonte ta paguante atë pavarësisht se marrëveshja e tyre ishte ndërprerë.
Zbulimet e reja nga El Mundo Deportivo tregojnë se Negreira kontaktoi Barcelonën në vitin 2020 pas prezantimit të VAR (Sistemit të Teknologjisë së Arbitrave). Thuhet se ai ka ofruar “ndihmën” e tij me teknologjinë në bordin e klubit. “Unë mund t'ju ndihmoj me VAR. Nëse jeni të interesuar, më kontaktoni”, thuhet nga El Mundo.
Barcelona duket se nuk i është përgjigjur ofertës së Negreiras, por tensionet në La Liga nuk ka gjasa të pushojnë për rastin, veçanërisht pas raportimeve se Barcelona është ndër skuadrat që kanë përfituar më shumë nga VAR këtë sezon. Klubi katalanas tashmë ka një padi në gjykatë nga departamenti spanjoll i drejtësisë mbi akuzat për "korrupsion të vazhdueshëm".
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
65.9%
-
JO
26.3%
-
NUK E DI
7.8%
Vota total: 308
Lajme të tjera
-
Shkarkimi i Maldinit, Carlo Ancelotti: Milani i destinuar për dështim
8 Qershor, 16:50
-
Bellingham 'mbreti' i Real Madridit
8 Qershor, 16:22
-
ZYRTARE/ E konfirmon Leo Messi: Nuk doja të përjetoja atë situatë te Barcelona, kam zgjedhur Inter Miamin
7 Qershor, 21:23
-
Lionel Messi 'pret në besë' Barcelonën, sulmuesi zgjedh skuadrën e re
7 Qershor, 15:57
-
Barcelona merr konfirmimin nga La Liga, mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Leo Messit për ta rikthyer
6 Qershor, 16:09
-
Babai i Messit pas takimit me presidentin Laporta: Leo dëshiron të rikthehet në Barcelonë
5 Qershor, 16:40
-
Reali dhe Atletico Madrid e mbyllin sezonin me barazim
4 Qershor, 22:11
-
VIDEO/ Tifozët e PSG-së e fërshëllyen në ditën e lamtumirës, Lionel Messi merr ofertën zyrtare
4 Qershor, 15:08
-
ZYRTARE/ Real Madrid njofton largimin e Benzema pas 14 vitesh
4 Qershor, 12:19
-
Diego Simeone: Vetëm katër herë në muaj seks? Këta lojtarë nuk luajnë në ekipin tim
3 Qershor, 13:58
-
400 milionë euro, Karim Benzema transferohet te kampionët e Arabisë Saudite! Do rivalizojë Ronaldon
1 Qershor, 17:16
-
Formula e re për të marrë Messin, Barcelona në bisedime me... Interin
31 Maj, 16:00