Skandali me Kopshtin Botanik/ Si po zhduken të ardhurat e fituara nga biletat

Skandali me Kopshtin Botanik/ Si po zhduken të ardhurat e fituara nga biletat

Pas skandalit me tenderin e rojeve, të tjera fakte dalin në dritë që tregojnë abuzimet e skajshme të rektoratit të Universitetit të Tiranës. Abuzimet kanë prekur edhe Kopshtin Botanik, ku të ardhurat e fituara nga biletat që qytetarët vizitojnë këto ambiente nuk dihet se ku janë zhdukur.

Mjafton të bëjmë një krahasim të të ardhurave nga viti i fundit i ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule me atë të rektorit aktual Mynyr Koni dhe del qartësisht se si të ardhurat kanë rënë që në vitin e parë. Nëse në vitin 2015 kur Universiteti i Tiranës drejtohej nga Dhori Kule, prej biletave që shiteshin në Kopshtin Botanik u përfituan  129 500 lekë, menjëherë me ardhjen e rektorit të ri Mynyr Koni, të ardhurat kanë rënë pothuajse 10 herë, pra vetëm 18 000 lekë. E njëjta situatë paraqitet edhe në dy vitet e tjera të Konit në krye të Universitetit të Tiranës, ku çuditërisht të ardhurat janë vetëm 28 000 lekë në 2017-n dhe 45 000 lekë në 2018-n. Katastrofike situata paraqitet edhe për këtë vit ku deri më tani, Kopshti i vetëm Botanik në vend ka mbledhur vetëm 15 000 lekë nga shitja e biletave. Me një llogari të thjeshtë i bie qe Kopshti Botanik te kete mbedhur mesatarisht 55 leke ne dite gjate ketij viti.
Rënia e të ardhurave me 10 herë nga 1.3 milionë lekë të vjetër në vetëm 18 mijë lekë brenda pak muajsh, ngre dyshime të forta për abuzime, ku biletat që shiten nuk futen në buxhetin që do të duhet të shkonte për mirëmbajtjen e Kopshtit Botanik.

Mjafton të kujtojmë se Kopshti Botanik është një nga më të preferuarit edhe për çiftet e reja që kurorëzohen në martesë dhe xhirojnë klipet e tyre të dasmës aty, për të kuptuar se lekët gjatë kohës që Univeristeti i Tiranës drejtohet nga Mynyr Koni që administron edhe Kopshtin Botanik janë “zhdukur”.

Të ardhurat e realizuara nga biletat :

Viti 2015   129500
2016.           18000
2017.           28000
2018.           45000
2019.            15000

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Billy: 10/10/2019 09:54

    Nuk mundesh qe per nje krim te kryer te besh nje tjeter duke ja dhene dikujt tjeter. Nese ka abuzim. Abuzusesi te shkoj ne ndjekje penale dhe te merren masa per organizimin e duhur te ketij kopshti dhe jo tua japesh te tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve