Kryemadhi: Po na marrin Kopshtin Botanik, këtu kam studiuar shumë insekte dhe specie (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një videoselfie të bërë nga Kopshti Botanik, tha se është kundër vendimit të qeverisë, që kjo zonë t'i kalojë Bashkisë së Tiranës për menaxhim.

Edhe pse Bashkia e Tiranës, është shprehur se synimi i marrjes në menaxhim të zonës së Kopshtit botanik, është për ta riksontruktuar atë dhe për ta kthyer sa më të frekuentuar, Kryemadhi është e bindur se Bashkia ka qëllime të tjera.

Ajo thotë se Bashkia e ka marrë në menaxhim këtë zonë, për të ndërtuar pallate dhe për ta betonizuar edhe këtë hapësirë.

Kryetarja e LSI-së thotë se për të mbrojtur Kopshtin Botanik, duhet që të ngrihen të gjithë, duke filluar nga studentë e deri tek qytetarët.

Kryemadhi thotë se në laboratorin e Fakultetit të Shkencave Natyrës, që ndodhet te Kopshti Botanik, kur ishte studente ka studiuar shume insekte dhe specie dhe për këtë nuk duhet që të prishet.

Reagimi i Kryemadhit:

Si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën kam zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide në këtë kopësht, e ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Iu bëj thirrje po ashtu të gjithë miqve të mi, ish-studentëve të Fakultetit të  Shkencave Natyrës që sot universiteti ynë ka nevojë për ne. Ka nevojë për ne, për t’u bashkuar me ta. Sepse nuk duhet të na ndodhi e njëjta gjë, ajo që na ndodhi me Muzeun e Kafshëve tek rruga Kavajës, i cili u shkatërrua një laborator i tërë me një një arsenal të jashtëzakonshëm shkencor për t’u dhënë dhe për t’u ndërtuar nga oligarkët pallat. Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë.

Mendoj që këtu është e domosdoshme angazhimi i gjithë ne për ta suportuar dhe për ta mbrojtur. Në fakt ne këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, kemi studiuar shume insekte dhe specie të tjera, por në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes e cila kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave është mbi të gjitha e domosdoshme një ndërhyrje dhe një ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar i të gjithë ne kudo që jemi. Pa dallim bindjesh politike. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japim suportin tonë, mbështetjen tonë në radhë të parë për dijen, në radhë të parë për arsimin se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 10/10/2019 07:55

    Quhet kopesht botanik zonjushe.Cfar duan insektet qe juve keni studiuar ne kopshtin botanik???

    Përgjigju
  • Tutu: 09/10/2019 13:06

    O pika qe nuk te bije.... injorante me shume se cdo insekt qe ke studiuar...

    Përgjigju
  • raul: 09/10/2019 12:54

    Nafija me diplome fallco per doktorature te blere tek mynyr koni po jep mend , fundi i botes,,,,Ik moj nafije fallxhorja se je bre si ver llapa

    Përgjigju
  • sifi: 09/10/2019 11:57

    I vetmi insekt qe ke studiu eshte grenza.Akoma me deklarata boshe

    Përgjigju
  • Qytetari: 09/10/2019 11:54

    Ti shiko insektet e gjirit te lalzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin