Skandali me kriptomonedhat, arrestohet kunata e Faruk Fatih Özer!

Kunata e bosit turk të kriptomonedhës Zuhal Özer, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që Faruk Fatih Özer, CEO i kompanisë, vazhdon të jetë i arratisur, ku gjurmët e tij të fundit janë në Shqipëri.

Në bazë të të dhënave nga kryeprokurori u mësua se Zuhal Özer, gruaja e Güven Özer, u kap në qytetin e Aydin, aty edhe ku ishte fshehur prej ditësh.

Ndërkohë bëhet e ditur se një punonjës i kompanisë është vetë dorëzuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Turqi vijojnë kërkimet për këdo që ka qenë pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht 82 persona janë arrestuar nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit, 6 janë të dyshuar, duke përfshirë vëllain pronarit të arratisur Güven Özer dhe motrën Serap Özer.

Po ashtu ditën e djeshme u arrestua Rana Azap, punonjësja e kompanisë përgjegjëse për financat. Bëhet e ditur Azap, ka dhënë ditën e djeshme një dëshmi në zyrën e prokurorit.

Hetimi kundër Faruk Fatih Özer,  u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur " Thodex " dhe nga se pronari i kompanisë iku në drejtim të Shqipërisë.

Mediat turke bëjnë të ditur se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit  Në pamjet e bëra publike në një hotel në Tiranë ai shihej në shoqëri të një qytetari shqiptar, I cili më pas u identifikua si Altjan Canaj. Ai e kishte pritur atë në aeroport dhe e çoi në hotel, pa e ditur sipas tij se ai ishte në kërkim.  Mediat turke rrëfejnë se pas arrestimit Canaj pranoi se ai e kishte ndihmuar Faruk Fatih Özer në bashkëpunimin me një tjetër shqiptar të quajtur Edevaldo Haxhiu, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja