Skandali me Mikrokreditë/ Malaj ia kalon 'topin' Sejkos: Kompetencë e BSH-së! Po punojmë për ndryshime ligjore për të mbrojtur konsumatorin 

Report Tv e pyeti ministrin e Financave lidhur me mikrokreditet

Pyetja e gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku: Referuar skandalit me mikrokredite, banka e Shqipërisë ka thënë se duhet që Projektligjin t'a propozoni ju. Do ketë ndonjë nismë për të mbrojtur konsumatoret?

Malaj iu përgjigj

"Përsa i përket çështjeve të mikrokredive kjo është një çështje që Ministria e Financave është e angazhuar, por duhet të kuptoni që institucionet financiare jo banka, janë institucione të cilat monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Kjo është një çështje që ne jemi në komunikim me Bankën e Shqipërisë për të parë se cilat ndryshime ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave që duhet të adresojmë, po nga ana tjetër edhe Banka e Shqipërisë do të duhet të bëjë ndryshimet e veta rregullatore në mënyrë që të përmirësojë pjesën e montitorimit të aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka”


Lajmi kryesor:

Profesionet e Lira, Ministri i Financave: Do i drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar! Pensionet, Malaj: Brenda tetorit propozojmë skemën!


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Objektiv vendi i parë në grup', Arbër Hoxha e Seferi: Ta nisim me fitore, me Gjorgjinë stadiumi të jetë plot

'Objektiv vendi i parë në grup', Arbër Hoxha e Seferi: Ta nisim me fitore, me Gjorgjinë stadiumi të jetë plot