Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar

Tirane- Në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri, si dhe treguesit financiarë dhe ekonomikë nga janari deri sot. Ecuria e financave ka qenë pozitive në 7 muajt e këtij viti, tha ministri duke theksuar se ekonomia po rritet sipas parashikimeve. Janë hapur 8 mijë biznese të reja, është rritur punësimi. Ndërkohë deri në fund të vitit parashikohet ulja e nivelit të borxhit me 0.7 % krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2 %

Pensionet 
Sfidë personale e tij por dhe e qeverisë mbetet adresimi i cështjes së pensioneve. Në muajin tetor është parashikuar të ndodhë indeksimi i pensioneve me një vlerë prej 4.1 miliardë lekë, por ministri la të kuptohej që po punohet për diçka më shumë. Pa zbuluar shumë detaje tha se grupet e punës po punojnë me synim pensione më të larta

"Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë.  Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore. Këtu flas jo vetëm për indeksimin e pensioneve”, tha ai.

Pakete e re ndihme ekonomike
Rritja e të ardhurave, pritet të sjellë edhe një paketë tjetër ndihme për kategoritë më në nevojë e pensionistët përtej bonusit të fundvitit. Pra përvec indeksimit që pensionistët që do ta kenë në tetor të këtij viti dhe bonusin që do ta marrin në dhjetor 2024  po diskutohet dhe një paketë mbështetje.

"Kushtet i kemi që të adresojmë edhe një paketë ndihme për familjet në nevojë" tha Malaj.

Profesionet e lira

Ministri u ndal edhe tek çështja e profesioneve të lira, të cilët kërkojnë kthimin pas të parave që kanë paguar si tatim, pasi Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar pjesërisht ligjin që në muajin qershor.

“Ky ligj është shoqëruar me debate të shumta. Vij nga profesioni i profesioneve të lira. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shfuqizon pjesërisht ligjin por nuk shprehet se çfarë duhet bërë mbrapa. Duke qenë në këto kushte, në si ministri po përgatisim një kërkesë për Gjykatës Kushtetuese, që të bëjë saktësim se çdo ndodhë me fondet e paguara nga profesionistët. Derisa të marrim një përgjigje nuk mund të marrim asnjë hap tjetër”.

Kursi i këmbimit

Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona, sidomos nga dogana, por ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm” tha Malaj.

Rivlerësimi i pasurive të patudshme
Vlera e tatimit që aplikohet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme pritet të përcaktohet brenda muajit shtator. Për këtë është ngritur grupi i punës për të analizuar të gjitha shifrat që janë propozuar.

"Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave"

Disa statistika

Duke folur për ekonominë tha se kemi mbi 7 mijë biznese me shumë se vitin e kaluar dhe 13 mijë vende të reja pune me shumë se në 7 muajit e vitit të kaluar. Kemi 8900 persona me shume në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Sfidat si minister?
-Përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe administrimi prudent i buxhetit të shtetit dhe borxhit publik. 
-Në fokus është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, dhe alokimi i investimeve publike në ato sectorë që kanë kontributin më të madh në ekonomi.
-Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, faktor të rëndësishëm do të luajë dixhitalizimi, përfshirja e inteligjencës artificiale, projekt për të cilin po punohet me Microsoft.
-Shpenzimet buxhetore do të orientohen e kanalizohen atje ku ka nevoja sociale, pa humbur fokusin në investimet në sektorë prioritare”,

Kjo e sotmja ishte dalja e parë para medias e Petrit Malaj si ministër i Financave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
Skandali me Mikrokreditë/ Malaj ia kalon 'topin' Sejkos: Kompetencë e BSH-së! Po punojmë për ndryshime ligjore për të mbrojtur konsumatorin 

Në konferencë për median, Ministri i Financave Petrit Malaj u pyet edhe nga Report TV mbi skandalin me mikrokreditë, nëse do të ketë ndryshime ligjore siç ka propozuar Banka e Shqipërisë në mënyrë që të mbrohen konsumatorët nga mikrokreditë. Për këtë çështje ministri Malaj tha se ka nisur bashkëpunimi mes Ministrisë se Financave dhe Bankës së Shqipërisë për ndryshimet e domosdoshme. Por theksoi se vetë banka duhet të përmirësojë kontrollin ndaj subjekteve jo-banka.

“Është një çështje ku ne jemi të angazhuar. Por duhet të theksojmë që  subjekteve jo banka monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Ne jemi në komunikim me Bankën për të parë se çfarë ndryshimesh ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave të cilat duhet ti adresojmë. Por nga ana tjetër vetë Banka duhet të bëjnë ndryshime rregulloratore që të përmirësojë kontrollin e institucioneve financiare jo-banka " tha Malaj.

Banka e Shqipërisë ka propozuar pas skandalit me mikrokreditë që rregulloret e saj, ajo që kufizon penalitetet që mund të vendosen mbi klientët si dhe norma maksimale e interesit të kthehen në ligje. Por propozim për ligje nuk mund të bëhet nga Banka e Shqipërisë, por duhet nga institucionet, dhe në këtë rast Banka vetëm bashkëpunon me Ministritë për të arritur në ndryshimet ligjore të domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët. 

Po ashtu vetë banka po punon për një rregullore të re me Bankën Botërore për të mbrojtur konsumatorët nga kreditë si në banka ashtu edhe në jo-banka. 

Edhe në deklaratën e 1 gushtit të Bankës së Shqipërisë që erdhi në përgjigje të shqetësimit të presidentit Bajram Begaj, thuhej se duhet të bëhen disa ndryshime, mes të cilave ishte edhe: “Përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit”.

Domosdoshmëria për të pasur ligje më të forta për të mbrojtur qytetarët nga institucionet jo banka doli më shumë në pah pas skandalit me mikrokreditë nga MCA e Final, ku u mashtruan qindra qytetarë.

Ora 10:48
Malaj: Brenda muajit sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave! Kursi i këmbimit na penalizoi financat por na favorizoi borxhin e jashtëm

Në konferencë Ministri i Financave deklaroi se brenda muajit do të bëhet publike sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave.

"Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave"

Kursi i këmbimit?

Kursi i këmbimit, financat tona i ka penalizuar. Ne kemi tek dogana rreth 11.2 miliardë lekë më pak, nga ana tjetër na ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm. Kursi i këmbimit është një kurs këmbimi në treg të lirë që përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Megjithatë unë nuk jam në dijeni që ne jemi ose kemi këto kushte që jemi duke vlerësuar apo parë nëse mund të marrim masa për të kufizuar luahtjet e kursit të këmbimit përsa ata i percakton tregu kërkesë-ofertë.” tha Malaj.

Investimet ne bujqesi

"Përsa i përket pyetjes në lidhje me çështjen e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë patjetër që ka një rritje në investimin në buxhet. Por ajo që ka ndodhur ka një rënie në financimin e huaj të projekteve që ka pasur Ministria e Bujqësisë, pra janë financime që nuk varen nga Ministria e Brendshme, nga Ministria e Financave, nuk varen nga financimet të brendshme, por janë financime të huaja nga institucione të huaja të cilat disbursojnë në raport me ecurinë e projektit. Po të shihni kahun e investimeve në aspektin e financimit të brendshëm do të shihni që kemi rritur investimet qoftë në skemën e grantit, ku financojmë investimet e fermerëve qoftë edhe në investimin e infrastrukturës kulluese dhe vaditëse' tha ministri.

Do rishikohet formula e granteve të pakushtëzuara për pushtetin vendor 

"Përsa i përket formulës së llogaritjes së grantit të pakushtëzuar për pushtetin vendor, po e diskutojmë atë jemi në kontakt me minsitrin Mazniku. Besoj do të ketë një rishikim të formulës, megjitëse ne si ministri financash jemi të mendimit që duhet të ketë një mirëadministrim më të mirë në nivel bashkie, në mbledhjen e të ardhurave, duke filluar që nga mbledhja e të ardhurave të taksës së pronës. Do kërkohet planifikim më i mirë si në nivel qëndror apo vendor që dhe alokimi i fondeve të bëhet më i mirë etj" tha Malaj.

Rritja e performancës së të ardhurave

"Faktor i rëndësishëm do të jetë dixhitalizimi i procesit të fiskalizimit dhe përfshirja e Inteligjencës artificiale. Është një nga elementet që do të kontribuojë jo vetëm në vjeljen e rritjes së të ardhurave por dhe të shmangies së evazionit fiscal"

Ora 10:36
Kthimi i tatimit të parapaguar nga profesionet e lira, Malaj: Do i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese se çfarë do të bëhet me fondet e mbledhura

Janë të shumta bizneset e profesioneve të lira në pritje të kthimit të shumave të parapaguara për tatimin 15%, teksa ende nuk është marrë një vendim për këtë nga institucionet edhe pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri i Financave tha se do t’i kërkohet gjykatës saktësim se cfarë do të ndodhë me fondet e mbledhura.

“ Është një cështje që e kam ndjekur dhe në krahun tjetër dhe një nga çështjet që jam marrë me të marrë detyrën. Gjykata Kushtetuese nuk shprehet cfarë do të ndodhë cfarë nga momenti kur ka hyrë ky ligj në fuqi dhe deri në momentin kur është shfuqizuar duke qenë se ka prodhuar detyrime financiare    

Ne si minsitri e Financave jemi duke përgatitur një kërkesë gjykatës Kushtetuese që do i kërkojmë cfarë do të bëhet me fondet që kemi mbledhur. Derisa të kemi bërë këtë nuk mund të marrim asnjë vendim”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 10/09/2024 02:47

    Kthe leket ashtu siç i more legen muti.

    Përgjigju
  • Prendi Dedja: 04/09/2024 15:59

    Jam pensionist I Linder tetor 49 dhe kamderdhur rregullisht per 42 vjet kontributin maximal te sig.shoqerore dhe Marr pension 32000 leke per arsye se ndaj meje dhe moshes time u aplikua nje pension Javan prej 25000 lekesh sipas ligjit te vitit 1993 Duke krijuar nje padrejtesi se me heqejen e tavanit per dt.1950 per meshkuj e 1955 per femra pensionistet edhe me derdhje kontributesh me te voila marrin pension me te larta se nuk aplikohet tavan.Mbetem me besimin sd kjo padrejtesi do rregullohet

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/09/2024 14:05

    Nuk ka patur MF nje te paafte te ketij kalibri si ky ministri me 4 biznese aktive ne te njejten adrese dhe zyre tek 2 kullat.

    Përgjigju
  • Loni: 04/09/2024 11:35

    Po nje pjese e bizneseve i kane paguar nje pjese jo tatimin qe u hoq. Si i bie qe ata qe e paguan i beni per budallenj dhe te tjeret jo?

    Përgjigju
  • Barka: 04/09/2024 11:17

    Ky kokthumbi do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese se pret ti thotë ajo se çdo bëj me lekët? Qenka pallosh fare, mos do që GJK të të bëjë dhe planin e shpërndarjes o kokthumbo? E ka bërë aktin të pavlefshëm o idiot e si çdo akt i pavlefshëm duhet të kthehet në gjendjen fillestare, pra të kthesh lekët që ke mbledhur me pa të drejtë. Injorant ti dhe ata që të këshillojnë ty!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë