TIRANE - Lihen të lirë pothuajse të gjithë të akuzuarit për skandalin e naftës “Vergine”. Gjykata e Tiranës dha sot vendimet për 12 të akuzuarit ku shpalli një të pafajshëm dhe për 11 të tjerët dha dënime minimale deri në 3 muaj të shlyera këto me periudhën e paraburgimit.
Shumica e të akuzuarve u dënuan për veprën penale “deklarim të rremë” ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria “moskallëzim krimi”.
Biznesmeni Iljaz Fisheku u cilësua fajtor vetëm për moskallëzim krimi dhe u dënua me 10 muaj e 20 ditë burg, kohë të cilën ai e ka shlyer në paraburgim.
Për 9 shoferë gjykata zbriti një të tretën e dënimit për shkak të gjykimit të shkutuar. Ata u dënuan vetëm me tre muaj heqje lirie.
Ish-punonjësi i antikontrabandës, Arjan Daci, u cilësua nga gjykata si i pafajshëm. Ndërsa ish doganieri Edmond Ferraj u dënua me një vit e katër muaj heqje lirie.
Gjykata hoqi gjithashtu dhe masën e sekuestros ndaj kamionëve që transportonin naftën Vergine, duke ja kthyer subjekteve Fisheku shpk dhe Martin shpk.
I akuzuar për skandalin e naftës “Vergine” vazhdon të jetë dhe biznemeni Hajri Elezaj i shpallur në kërkim nga policia.
Hetimi i Task-Forcës një vit më parë zbuloi se dy kompanitë e dy të akuzuarve kryesorë, Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku, shitën rreth 50 mijë ton mbetje të naftës me emrin "Vergine” në tregun e brendshëm me çmimin e naftës së cilësisë së mire. Nga ana tjetër, dy kompanitë private janë rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH për eksportin e llumit, pra "Vergine"-s, eksport i cili në fakt nuk është kryer kurrë.
DENIMET PER SKANDALIN ”VERGINE”
ILJAZ FISHEKU 10 MUAJ E 20 DITE BURG
EDMOND FERRAJ 1 VIT E 4 MUAJ BURG
ARJAN DACI I PAFAJSHEM
FADIL ABDURRAHMANI 3 MUAJ BURG
FLAMUR MERKAJ 3 MUAJ BURG
GAZMEND SERJANAJ 3 MUAJ BURG
GENCI PRENCE 3 MUAJ BURG
KADRI HAJREDINI 3 MUAJ BURG
RESHAT ALEKSI 3 MUAJ BURG
VLADIMIR KOTECI 3 MUAJ BURG
NIKOLLAQ LLOZI 3 MUAJ BURG
FATMIR KAJA 3 MUAJ BURG
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com