Skandali me një minutë heshtje, legjenda bullgare e futbollit e mësoi 'vdekjen' nga ekrani: Ju betohem, jam ende gjallë

Skandali me një minutë heshtje, legjenda bullgare e futbollit e mësoi 'vdekjen' nga ekrani: Ju betohem, jam ende gjallë

Petko Gançev

Petko Gançev është gjallë dhe po shijon jetën në mini-fermën që ka ngritur në fshatin Kolarov në Stara Zagora, një qytet 230 kilometra larg kryeqytetit të Bullgarisë, Sofie.

Për shumë orë 79-vjeçari ishte emri më i përfolur në botën e sportit, pasi ish-klubi i tij Arda Kardzhali e "futi në fushë nga stoli". Në ndeshjen e së dielës kundër Levskit, klubi vendas kërkoi një minutë heshtje pasi kishte marrë një informacion të gabuar sikur Petko kishte ndërruar jetë.

Minuta e heshtjes u mbajt, të pranishmit duartrokitën punën e tij në fushë dhe shprehën ngushëllime, derisa pas ndeshjes u kuptua se ky ishte një skandal. Petko Gançev është gjallë, paçka se larg nga bota e sportit.

Si e mësoi Petko 'vdekjen'

Plaku Petko ndërpreu punën sepse ndeshja ishte gati të fillonte. Arda Kardzhali i tij, i pesti në divizionin e parë bullgar, përballet me Levski Sofien që renditet e dyta. Le të themi “e tij” sepse me atë fanellë, Gançev, ish-sulmues, ka shënuar 120 gola. Ishte një ylli i klubit.

Sapo shkeli në shtëpi, pa dy skuadrat të rreshtuara në mesfushë, në një moment të heshtur. “Kush vdiq?” e pyeti gruan që ishte e zbehtë. “Ti, Petko. Aty televizioni sapo tha se ke vdekur. Por a je i sigurt që je gjallë?”

Pastaj në celularin e Gançevit fillon të bjerë zilja dhe nuk ndalet kurrë. Miqtë, të afërmit, gazetarët… Ai duhet t’ua përsërisë të gjithëve: "Ju betohem, unë jam gjallë, unë jetoj!”.

Edhe priftit që troket në derë: “Jo, nuk nevojiten shërbesa!” Petko fik celularin e tij dhe kënaqet me lojën. Arda e tij barazon 1-1. Klubi i Kardzhalit, i tronditur, postoi një falje shumë të turpshme për gafën, duke i uruar Gançev “shumë vite të tjera shëndet dhe kënaqësi”.

Ish-sulmuesi kapi telekomandën dhe e ktheu në fillim ndeshjen. Sapo mbaroi minuta e heshtjes, e mbështeti kokën në kolltuk, mbylli sy dhe shijoi shpërthimin e duartrokitjeve. Ashtu si dikur kur shënonte gola.

Një ujëvarë dashurie. Tani jo vetëm që nuk ndihej i vdekur, por ai ndihej sërish i ri. Dhe me atë simfoni lamtumire që i dëgjuan veshët, Petkov Gançev hyri në historinë e futbollit; është lojtari i parë që përjetoi minutën e heshtjes për vdekjen e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Paralajmërojnë për përshkallëzim nëse nuk rishikohet projekti

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Paralajmërojnë për përshkallëzim nëse nuk rishikohet projekti