Skandali me pagat, Ministria e Mbrojtjes: Do ngremë njësi ushtarake kundër krimit kibernetik, investim mbi 20 mln euro

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një projekt në bashkëpunim me partnerët amerikane për sigurinë kibernetike të ushtrisë duke krijuar një mbrojtje më të madhe ndaj sulmeve të jashtme që mund të ndodhin në të ardhmen. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Elbasani gjatë kohës që u pyet për skandalin me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 695 mijë shqiptarëve.

Për të shmangur që rrjedhje të ngjashme informacioni në të ardhmen  të prekin edhe sistemet e ushtrisë dhe sigurisë, Peleshi tha se Shqipëria do të ngrejë një njësi ushtarake të mbrojtjes kibernetike.

“Mbrojtja kibernetike është një sfidë për të gjitha vendet. Ministria e Mbrojtjes ka përgjegjësi për të zhvilluar sigurinë kibernetike të sigurisë ushtarake. Kemi një projekt shumë të madh, nuk ka pse mos e them, me partnerët tanë amerikanë mbi 20 mln euro po ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike, gjë që do te jetë një garanci shumë e madhe. Do të jetë një garanci me të madhe me ekspertizë amerikane dhe qendrat e ekselencës së NATO-s”, tha Peleshi.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale të mbi 694 mijë shqiptarëve rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e tyre, ndërsa hetimet vijon në për zbuluar përgjegjësin. Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal ku në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Prokuroria ka nisur hetimet e ndërsa deri më tani, kur kanë kaluar gati një javë, nuk ka asnjë person përpara drejtësisë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 28/12/2021 19:01

    Ne jena shtet i pafuqishëm , pa potencial,se jo një njësi po edhe 100 , e 200 milion dollar nuk mundet me ba gja.Broçka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione