Pas skandalit të zyrës së taksave e cila hetoi dhe dënoi gabimisht mijëra familje për mashtrim, kabineti qeveritar holandez me kryeministër Mark Rutte dha ditën e sotme dorëheqjen. Zyra e taksave Holandeze kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim për të siguruar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019.
Ajo kërkoi nga qytetarët që të bënin ripagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha dhe në disa raste, divorc.
Rutte, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010, e përshkroi episodin si "të turpshëm". Në konferencën e tij për shtyp, kryeministri tha
"Shkoi shumë keq. Njerëzit e pafajshëm janë kriminalizuar, jeta e tyre është shkatërruar dhe Parlamenti është informuar gabimisht dhe jo plotësisht në lidhje me këtë."
Kryeministri thekson se kabineti merr përgjegjësi "të plotë" për shkeljen e shtetit ligjor. Ai nuk mendon se dorëheqja e kabinetit duhet parë si një hap simbolik.
Presioni mbi koalicionin katër partiak të Rutte për të dhënë dorëheqjen u rrit të Enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodeëijk Asscher, u largua. Kryeministri Rutte do t'i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen mbretit Willem-Alexander. Qeveria e tij pritet të qëndrojë në një rol të përkohshëm deri në zgjedhjet parlamentare në mars. Kjo nuk është hera e parë që një qeveri holandeze jep dorëheqjen në masë në një gjest të përgjegjësisë kolektive. Në 2002 dha dorëheqjen po ashtu pasi një raport kritikoi ministrat dhe ushtrinë për dështimin për të parandaluar masakrën e myslimanëve në Srebrenica gjatë luftës në Bosnjë shtatë vjet më parë.
Për çfarë është skandali?
Zyra e taksave Hollandeze kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim për të siguruar për të siguruar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019. Ajo kërkoi nga qytetarët që të bënin ripagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha dhe në disa raste, divorc. Një raport parlamentar e quajti atë një "padrejtësi të paparë" për të hequr dhjetëra mijëra euro pa u dhënë të akuzuarve një shans për të provuar pafajësinë e tyre. Rutte, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010, e përshkroi episodin si "të turpshëm".
Presioni mbi koalicionin katër partiak të Rutte për të dhënë dorëheqjen u rrit të Enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodewijk Asscher, u largua.
Çfarë kanë thënë familjet e prekura? Kompensimi prej të paktën 30,000 € (36,400 $) po u paguhet afërsisht 10,000 familjeve. Familjet këtë javë ngritën akuza kundër pesë politikanëve, përfshirë Ministrin e Financave Wopke Hoekstra dhe Ministrin e Ekonomisë Eric Wiebes, për rolin e tyre në keqmenaxhimin e situatës.