Mbrojti në 2021-n hasmin e tij, zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga
Adriatik Doga dhe Laert Haxhiu
Adriatik Doga, një nga tre objektivat që dyshohej se do vriste banda e Laert Haxhiut bashkë me dy prokuroret, në një intervistë të dhënë për Report Tv disa ditë më parë u shpreh se u takua me të penduarin Artan Tafani tre muaj më parë. Dëshminë e tij e sheh të pabesueshme madje thotë se pas arrestimit, familja e të riut, të cilën e njeh, i kërkoi ta mbronte si avokat në gjyq.
Gazetari Elton Qyno bën me dije se avokati Adritik Doga do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin Tetor 2021 dhe motiv ishte pikërisht 31-vjeçari, Saimo Xheliu, një personash i botës së krimit në Lushnjë, të cilin Laert Haxhiu e kërkon me çdo kusht për ta vrarë.
Saimo Xheliu, është shok i ngushtë i Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, që së bashku përbëjnë fraksionin kundërshtar të Haxhiut dhe Julit të Pashakos në qytetin e Lushnjës. Laert Haxhiu, në dy raste, 25 shtator 2016 dhe në Tetor 2017, së bashku me persona të tjerë, ka derdhur breshëri plumbash automatiku, por pa mundur të vrasë Xhulio Shkurtin dhe Saimo Xheliun.
Haxhiu, ka kërkuar që Adriatik Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij, që ai ka dashur ta vrasë dy herë, por pa mundur të realizojë qëllimin.
Artan Tafani u tha hetuesve në Elbasan se e gjithë logjistika për vrasjen e avokatit Adriatik Doga ishte bërë gati, por kur do të qëlloj drejt tij është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar grupin e vrasësve të tërhiqen për të mos shkaktuar viktima të pafajshme. Në rrëfim Tafani është shprehur se u vendos të pritej, por Doga ka hyrë brenda në shtëpi dhe nuk doli më, duke u bërë shkak për anulimin e vrasjes.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
35%
-
Jo
58.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 223
Lajme të tjera
-
Në kërkim për drogë e vrasje në Shqipëri, 22 u arrestuan jashtë gjatë 2023, 11 u ekstraduan! Lista kryesohet nga Dritan Rexhepi e Laert Haxhiu
14 Nëntor, 15:04
-
SPAK përgatit dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit! Brenda së martës dosja i kalon Ministrisë së Drejtësisë! Eksperti: Shkoi në Turqi për zgjerim të tregut të kokainës
14 Nëntor, 13:21
-
Ikën Detar Hysi, rokadë avokatësh në GJKKO për Laert Haxhiun! Caktohen dy të tjerë, shtyhet seanca
2 Nëntor, 12:40
-
Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori sot kërkesë GJKKO për rivlerësimin e masave
29 Tetor, 15:11
-
I dhanë kartë identiteti edhe Laert Haxhiut e Bledar Jambellit, nis gjyqi në Athinë për grupin kriminal, të akuzuar dhe 38 oficerë të lartë!
25 Tetor, 12:09
-
SPAK heton bandën e Laert Haxhiut, prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën: Grup i strukturuar kriminal! Nën akuzë për 18 krime, mes tyre 6 vrasje e 5 atentate
20 Tetor, 08:51
-
I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate
18 Tetor, 14:44
-
Masakra e Lushnjes/ Prokurorja e kërcënuar mbron akuzën ndaj Laert Haxhiut! Doloresa Musabelliu kërkon gjyq në mungesë
12 Tetor, 13:57
-
Kërcënimet e magjistratëve, Gjykata e Lartë: Të zbardhen ngjarjet dhe të vihen para përgjegjësisë përgjegjësit
6 Tetor, 16:11
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor, 19:26
-
50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën, Lorenc Lala, iku në Angli
5 Tetor, 14:49
-
I penduari dëshmon për atentatin ndaj Kujtim Metajt në Lushnjë: Laert Haxhiu e porositi për inat se ishte mbështetës i Aldo Bares! E qëllova 8 herë, por mbijetoi
5 Tetor, 12:39