Lezhë- Pas arrestimit të Arben Çukos për korrupsion në Burgje, në prangat e policisë ka rënë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Ndoka është arrestuar në lokalin e tij në qendër të Lezhës. Lokali ka qënë i mbyllur për shkak të disa rikonstruksioneve që po kryheshin. Lokali ndodhej në qendër të qytetit, pranë obeliskut.
Për arrestimin e tij në qytetin e Lezhës kanë mbërritur dy furgona të forcave RENEA. Së bashku me ish-deputetin, është prangosur pasditen e sotme Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk dihen.