Skandali me reklamat, PS:
Min. e Mbrojtjes dha 2.5 mln $
Në vazhdën e denoncimit të skandaleve të qeverisë për reklamat shtetërore, ku të favorizuara janë mediat pranë qeverisë, Partia Socialiste denoncoi sot abuzimet e Ministrisë së Mbrojtjes me fondet publike për këto reklama.
TIRANE - Në vazhdën e denoncimit të skandaleve të qeverisë për reklamat shtetërore, ku të favorizuara janë mediat pranë qeverisë, Partia Socialiste denoncoi sot abuzimet e Ministrisë së Mbrojtjes me fondet publike për këto reklama.
Sot deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi u ndal sot në të dhënat për shpenzimet e kryera nga Ministria e Mbrojtjes që arrijnë vlerën e rreth 2.5 milion dollarë.
"Arben Imami që dikur nga Jugu i Shqipërisë kapardisej majë tankut me kallshnikov në dorë se do të përmbyste Sali Berishën, sot krekoset maje tribunave dhe shpenzon miliona dollarë për të promovuar Sali Berishën. Të gatshëm për të vrarë njëri tjetrin dikur sot janë të gatshëm për të vrarë dhe për të mbrojtur njeri tjetrin".
Sipas të dhënave të opozitës vetëm pak muaj më parë reparti Nr.6660 ka shpenzuar 300 mijë dollarë. Në vitin 2012 rezulton të jenë shpenzuar 700 mijë dollarë dhe po kaq edhe në vitin 2011 po për propagandë qeveritare. Në vitet e mëparshme rezulton të jenë derdhur edhe afro 800 mijë dollarë të tjera po për këtë qëllim.
"Ushtria që nuk kishte mjetet minimale për të ndihmuar dhe kontribuar për fikjen e zjarreve na paska mijëra e miliona dollarë para për të shpenzuar për reklama"- tha Shalsi.
Dje opozita denoncoi shpenzimet e kryera për reklama propagandistike nga ana e Ministrisë së Brendshme që arrinin në shifrën mbi 4 milionë dollarë. Në vitin 2006 kjo ministri kishte shpenzuar 7500 dollarë e një vit më pas 100 mijë. Në vitin 2008 shpenzimet për reklama qeveritare rezultojnë të kenë qenë 219 mijë dollarë ndërsa në vitin 2009 shkojnë 765 mijë. Në 2010 kur ky dikaster drejtohej nga Lulzim Basha u shpenzuan 1 930 000 dollarë dhe një vit më pas 1 milion të tjera. Në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2012 janë harxhuar 714 mijë dollarë.
"Pritëm të japë një shpjegim Sali Berisha, në mos ai, Ministri i Rendit, ose të paktën dikush nga Ministria e Brendshme, por u përgjigj kompania Promo shpk, me televizionin dhe gazeten e saj, pra media e pushtetit përfituese e këtyre parave. I gjithë ky grup mediatik vrapoi të justifikonte se milionat e shpenzuara na qenkan shpenzuar për të informuar shqiptarët dhe si zakonisht vijoi me gjuhë balte për opoziten".- tha sot në mesditë Shalsi. Partia Socialiste insiston se përmes këtyre provave del në pah fytyra e vërtetë e qeverisë së Sali Berishës të cilën shqiptarët tanimë e njohin mirë.
(sg/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73.9%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Çmimin për librin studimor e mori Pëllumb Xhufi! Çmime edhe për poezinë, tregimin dhe përkthimin
10 Janar, 14:01
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54