Skandali me tokat, mes të arrestuarve
dhe xhaxhai i ish-deputetit, Ndoka

Skandali me tokat, mes të arrestuarve<br />dhe xhaxhai i ish-deputetit, Ndoka<br>
I arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit në skandalin e tjetërsimit të pronave në Lezhë, përpos kryetarit të bashkisë Frrokaj dhe zyrtarëve të tjerë është edhe Gjok Ndoka. Ai është xhaxhai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Gjok Ndoka është kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 23 urdhër-arreste për zyrtarë të bashkisë Lezhë dhe Hipotekave. Krahas kryebashkiakut Frrokaj, zëvendësit të tij, Enver Hafizi dhe dy zyrtarëve bashkiakë, është arrestuar ish-drejtorja e Hipotekës, Gjelina Bacaj dhe dy juristët, Eduard Lekaj e Armando Dakaj. Personat e tjerë që janë të përfshirë janë në kërkim nga policia e shtetit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim