Skandali me vizat/ Skuadrës së Kukësit i bashkohet edhe Reginaldo, sot luhet Torpedo - Kukësi
Sot në orën 19:00 luhet ndeshja Torpedo Kutaisi-Kukësi e vlefshme për turin e tretë të Europa League.Pas shumë peripecive skuadrës i është bashkuar sot edhe sulmuesi Reginaldo.
Pas shumë problemeve dhe qëndrimit për dy ditë në aeroporte më në fund Kukësit i është bashkuar edhe sulmuesi kryesor Reginaldo.
Futbollisti nga Mozambiku bënte pjesë në grupin prej katër futbollistëve të cilëve iu refuzua viza nga autoritet gjeorgjiane. Dje iu bashkua skuadrës portiere Maloku dhe sot Reginaldo ndërsa përfundimisht mbeten pa udhëtuar drejt Gjeorgjisë futbollistët nga Maqedonia Edis Maliqi dhe Valon Ethemi.
Nga ana tjetër skuadra është gati për ndeshjen e sotme kundër Torpedo Kutaisi dhe është stërvitur në stadiumin ku do luhen 90 minutat e para të duelit të vlefshëm për turin e tretë të Europa League.
Verilindorët pritet të luajnë me Frashërin në portë dhe më pas në mbrojtje me Hoxhën , Shametin, Qaqin dhe rrumbullakun ndërsa në mesfushë do jenë Çyrbja , Dzaria, Musolli dhe Melo ndërsa në sulm Harba dhe Plaku ose Reginaldo.
Trajneri Armando Cungo ka folur rreth situatës së krijuar duke thënë se ishte absurd dhe e pakuptimtë.
Normalisht që u gjendëm përballë një situate e cila ishte krejtësisht e pakuptimë. Nuk ishim përgatitur. Kishim përgatitur stërvitjen gjatë gjithë javës me këto persona kur na japin lajmin se kanë probleme dhe se nuk mund të udhëtojnë. Nuk janë pak katër sportistët të cilat janë pjesë kryesore e grupit.
Armando Cungu
4 futbollistëve të Kukësit iu refuzua viza nga autoritet gjeorgjiane ndërsa pas shumë përpjekjeve dy prej tyre iu bashkuan skuadrës. Dje Presidenti Safet Gjici në një komunikim për Report Tv nga Tbili e cilësoi racizëm dhe theksoi se në Gjoergji u pritën si armiq. Ndërsa ka vënë 100 mijë euro shpërblim për fitoren në ndeshjen e sotme.
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4719
Lajme të tjera
-
Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë
7 Maj, 15:51
-
Kiara Tito na prezanton me vajzën Luna Mari, publikon foton familjare krah Luizit
7 Maj, 15:49
-
Kinematografia, dashuria me shikim të parë Bisedë me Bujar Alimanin, regjisor dhe skenarist
7 Maj, 15:46
-
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi
7 Maj, 15:45
-
Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni
7 Maj, 15:35
-
Erdgys Arrazi paraqitet në gjendje të rënduar në Gjykatë, pala mbrojtëse paraqiti dokumentin ku thuhej se Alma kishte probleme psikologjike
7 Maj, 15:30
-
Kur një nënë vret veten dhe 3 fëmijët, shoqëria rrezikon humnerën
7 Maj, 15:28
-
Egjipti dënon operacionet ushtarake izraelite në Gazë
7 Maj, 15:21
-
Adem Metkolës iu sekuestruan prona e llogari bankare, në zgjedhjet e 2023 kandidoi për anëtar Këshilli Bashkiak
7 Maj, 15:19
-
Miratimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Rama: Moment historik, Shqipëria me reforma dhe axhendë drejt anëtarësimit në BE
7 Maj, 15:16
-
BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve të përmbushura
7 Maj, 15:12
-
I sekuestrohen troje, llogari bankare e makina luksoze biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola! Në zgjedhjet e 2023 kandidoi për këshillin bashkiak të Kamzës
7 Maj, 14:57