Skandali në Butrint, burime:Policia
pezulloi punimet në 2 tetor,u injorua

Skandali në Butrint, burime:Policia<br />pezulloi punimet në 2 tetor,u injorua<br>
Policia ka pezulluar punimet brenda në Parkun arkeologjik të Butrintit në datën dy tetor, por ky urdhër është injoruar dhe punimet kanë rifilluar e vijojnë edhe sot. Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se policia ka pezulluar punimet brenda Parkut të Butrintit në datën 2 tetor. 

I njëjti burim bën të ditur se edhe pse ka pasur një urdhër pas ngritjes së shqetësimit publik, sërish punimet kanë vijuar dhe pezullimi i vendosur nga policia është injoruar. Nuk dihet ende se cili autoritet i Ministrisë së Kulturës apo Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore shpërfilli urdhrin e policisë dhe lejoi të vijohej masakra në pasurinë kulturore më të çmuar të shqiptarëve, Parkun e Butrintit i cili daton që në shekullin e VII-V përpara Krishtit. 
parku butrint
(Foto nga punimet në Butrint të cilat vijojnë)

Për skandalin e Butrintit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është thirrur për të dëshmuar përpara Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, raportim i cili vijon edhe në këto momente. Përfaqësuesit e opozitës por edhe deputetë të PS, ai Alket Hyseni, deputet i Sarandës zonë e cila përfshin edhe Parkun e Butrintit, ka ngritur shqetësimin se ndërtimet në parkun arkeologjik përbëjnë cenim të interesit publik. Ai tha se nuk ka transparencë për këtë çështje. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.