Skandali në Butrint, Kumbaro s'gjen 
kohë t'i përgjigjet gazetares/VIDEO

Skandali në Butrint, Kumbaro s'gjen <br />kohë t'i përgjigjet gazetares/VIDEO
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i është fshehur llogaridhënies për skandalin e Butrintit dhe nuk ka denjuar të gjejë dy sekonda kohë për t'i dhënë përgjigje me mirësjellje pyetjes së gazetares së Report Tv, Esiona Konomi se a është konsultuar me UNESCO. Siç duket edhe nga video ministrja vrapon sapo del nga mbledhja e Asamblesë socialiste dhe i shmanget llogaridhënies. Teksa ecën nxitimthi, ministrja jep një përgjigje të thatë se gjithçka është brenda rregullave 100%. 

Ndërtimi i një biznesi privat (bar-kafe) brenda parkut të Butrintit, më konkretisht pranë Kullës Veneciane dhe murit që daton në shekullin e VI-VII përpara Krishtit, është tashmë një shqetësim permanent dhe alarmi është ngritur edhe nga specialistët e arkeologjisë pasi rrezikohet të shkatërrohet një nga vlerat më të çmuara të trashëgimisë kulturore.

Në një reagim të disa ditëve më parë, Ministria e Kulturës ka pranuar se ka dhënë leje për ndërtimin brenda Parkut dhe për më tepër për qëllime biznesi, me argumentin se po "kryhet përshtatja e ambienteve ekzistuese që ofrojnë shërbime tregtimi, me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s".


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.