Derbi Tirana – Partizani vazhdon që të ngjallë debate të forta dhe skandali vazhdon që të thellohet akoma më shumë për dhunën që u regjistrua ditën e mërkurë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
 
Top Channel ka publikuar një video nga momenti i sherrit në stadium dhe thirrjen e Presidentit të Refik Halili kur i drejtohet drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Dritan Dervishi me fjalët “O Tan ti duhet të lidhesh për qafe”.
 
Deklarata e Refik Halilit pritet që të shoqërohet me reagime të tjera nga Partizani, ndërkohë që priten vendime të forta edhe nga Komisioni i Disiplinës.
 

d.b/shqiptarja.com