Skandali në FIFA, Blazer:  Ryshfet
për Botërorët e Francës dhe Afrikës

Skandali në FIFA, Blazer:  Ryshfet<br />për Botërorët e Francës dhe Afrikës
Thellohet akoma më shumë skandali i korrupsionit në FIFA, pasi ish-anëtari i komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Chuck Blazer ka pranuar se ka marrë ryshfet për Kampionatet Botërore në Francë dhe Afrikë të Jugut.
 
“Bashkë me disa persona tjerë në vitin 1992 pranuam korrupsionin për të zgjedhur vendin ku do të zhvillohej Kupa e Botës në vitin 1998. Gjithashtu pranuam ryshfet edhe për përzgjedhjen e Afrikës së Jugut për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2010” ka deklaruar Chuck Blazer.
 
Deklarata është zbardhur nga prokurorët pas publikimit të bisedave të Chuck Blazer.
 
SHBA kanë nisur një hetim të gjerë në FIFA për korrupsion dhe mashtrim. Këto hetime dërguan në arrestimin e disa personave dhe dorëheqjen e Sepp Blatterit nga posti i presidentit të FIFA-s.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë