Skandali në Shkodër, Klosi:
Inspektim stafit në çdo jetimore

Skandali në Shkodër, Klosi:<br />Inspektim stafit në çdo jetimore
Skandali i dhunës ndaj jetimëve në Shkodër ka shërbyer që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi të urdhërojë inspektimet e stafit në të gjitha Shtëpitë e Fëmijës në Shqipëri. Ministri Klosi urdhëroi këtë të martë Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.
 
Ndërkohë po sot është nisur drejt Shtëpisë së Fëmijës Shkodër një grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës 
 
Pas video-skandalit të dhunës që kujdestares ushtronin ndaj fëmijëve, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje, dhe po ashtu dorëzoi kallëzim penal me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës.
 
Ministri Klosi i kërkon organeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shembullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm”, thuhet ne njoftimin zyrtar i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen