Skandali në Shkodër, Klosi:I kemi
kërkuar masa bashkisë për jetimoren

Skandali në Shkodër, Klosi:I kemi<br />kërkuar masa bashkisë për jetimoren
Ministri i Mirëqenjes Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka reaguar  sot në Kuvend lidhur me skandalin që përfshiu jetimoren e Shkodrës, ku disa vajza janë abuzuar seksualisht nga djemtë më të rritur të jetimores.
 
Klosi ka thënë se i kishte kërkuar më parë Bashkisë Shkodër që të merrte masa për jetimoren, ndërkohë që ka theksuar se i ka thënë bashkisë se duhet tolerancë zero për të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal.
 
Ne i kemi kërkuar më parë masa bashkisë së Shkodrës për jetimoren. Kemi kërkuar gjithashtu tolerancë zero për të gjithë persomnat e përfshirë, në mënyrë që të godasim fenomenin. Ngjarja në fjalë na ka shqetësuar të gjithëve” tha Klosi.
 
Ministri gjatë mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas bërjes publik të skandalit, e ka dënuar me forcë skandalin e abuzimit seksual në Qendrën Residenciale të Shkodrës.

Në rrjetin e tij social Facebook Klosi shkroi se  nxit hetimin e plotë të ngjarjes  dhe ndëshkimin me ligj të autorëve.

"Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve."-shkroi minsitri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë