Skandali në BBC, dorëhiqet
shefja e lajmeve dhe zëvendësja
Skandali që përfshiu një program të transmetuar në rrjetin televiziv BBC vazhdon të sjellë pasoja. Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm George Entwistle, të njëjtin veprim e kanë ndërmarrë të hënën shefja e lajmeve dhe zëvendësi i saj.
Skandali që përfshiu një program të transmetuar në rrjetin televiziv BBC vazhdon të sjellë pasoja. Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm George Entwistle, të njëjtin veprim e kanë ndërmarrë të hënën shefja e lajmeve dhe zëvendësi i saj.
Helen Boaden dhe Steve Mitchell kanë dorëzuar detyrën “derisa të adresohet mungesa e qartësisë rreth zinxhirit editorial të udhëheqjes”. Gjithçka nisi pasi emisioni që trajton aktualitetet, "Newnight", gabimisht akuzoi një ish politikan për abuzime seksuale me djem në vitet 1970-ta dhe 1980-ta.
Entwistle, i cili u emërua në këtë post vetëm dy muaj më parë, tha se programi nuk është dashur të transmetohej. BBC ka pranuar se kjo dëmton edhe më tej besimin në transmetues, i cili ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit, tashmë të ndjerë, Jimmy Savile.
Dy ditë më parë kreu i bordit të guvernatorëve në BBC tha se ky transmetues publik ka nevojë për ndërhyrje radikale dhe strukturore. Ndërkaq, Tim Davie është emëruar drejtor i përgjithshëm pas dorëheqjes së George Entwistle.
Në një prononcim të fundit ai thotë se ka vendosur një linjë të lartë drejtuese sa i takon lajmeve. "Nëse publiku dëshiron të shohë gazetarinë që beson tek BBC më duhet të vazhdoj. Si drejtor i përgjithshëm dua të them se është shumë e qartë se kush e drejton kooporatën", u shpreh Davie.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28