Skandali në Butrint/ Kumbaro
thirret për raportim në komision

Skandali në Butrint/ Kumbaro<br />thirret për raportim në komision<br>
Komisioni i Mediave ka thirrur ministren e Kulturës Mirela Kumbaron për të raportuar në lidhje me objektin që po ndërtohet në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit, me leje nga Ministria e Kulturës.
 
Mbledhja do të mbahet të mërkurën në orën 17:00 tek Komisioni i Mediave, ku Kumbaro do të pyetet në lidhje me ndërtimin që ka filluar prej gati dy javësh në brendësi të Butrintit, pranë një muri të lashtë.
 
Vokshi: Ministrja të shpjegojë lejen për ndërtimin
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi u shpreh se ka rënë dakord me ministren që të mërkurën në orën 17:00 të raportojë dhe të shpjegojë lejen e ndërtimit dhe komunikimin me UNESCO-n.
 
Ju keni dëgjuar për ndërtimet që po bëhen në Butrint. Në media ka pasur shumë debate sesi po bëhen dhe si janë lejuar. Kështu që kemi menduar të thërrasim në seancë Kumbaron. Zona është edhe në UNESCO, duhet që për cdo ndërtim të jetë edhe në bazë të standardeve.
 
Unë i kam dërguar shkresë për informacion ministres, por kemi rënë dakord që të vijë të mërkurën në orën 17:00 për të raportuar. Është rënë dakord. Do i kërkojmë që paraprakisht të na dërgojë pjesën e legjislacionit, të gjitha hapat që janë ndërmarrë për këtë ndërtim dhe do i kërkojmë edhe komunikimin që ka pasur me UNESCO, pasi tha ka pasur komunikim. Atëherë të mërkurën në orën 17:00 seancë me ministren, dakord
” deklaroi Vokshi.

Kumbaro e pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë ndërtim, ka thënë se ndërtimi është me leje dhe se është konsultuar me UNESCON.
 
Sipas Report Tv, në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit në Sarandë kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi.
 
Drejtoria e Monumenteve në një prononcim për REPORT TV pranoi se ka dhënë lejen dhe nuk shikon asgjë të çuditshme. Ndërsa në reagimin e saj Ministria e Kulturës thotë se është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.